Anëtarë të PE-së mbështesin presidentin ‘puçist’; me shumë vonesë, në fakt

Postuar në 09 Dhjetor, 2011 04:58

Një grup europarlamentarësh kanë vizituar dje Shqipërinë dhe kanë patur takime me dinjitarët e lartë të Tiranës, dhe nga agjenda e tyre mund të veçohen në terma të interesit mediatik së pari keqardhja për çaprashitjet e Joseph Daulit në forumin e konservatorëve europianë në Marsejë dhe së dyti shock-u që ata kanë provuar prej faktit që Presidenti i Shqipërisë është konsideruar si puçist pas 21 janarit. E nuk është se ky delegacion ishte i dominuar nga të majtët europianë; jo, përbërja ishte kryesisht konservatore. Për kureshtje të publikut, ata ishin (tok me një ‘CV telegrafike’ të secilit syresh):

Eduard Kukan, sllovak, konservator, kreu i delegacionit të PE-së që mbulon marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnjën, Malin e Ezi dhe Kosovën; Victor Bostinaru, rumun, social-demokrat, zv.kryetar i të njëjtit delegacion; Tanja Fajon, sllovene, e majtë e qendrës, anëtare e komisionit të PE-së për të drejtat civile dhe e komisionit për transportin e turizmin, por më shumë e njohur për arritjen shqiptare të liberalizimit të vizave, që ajo e ka advokuar vazhdimisht; Antonio Cancian, italian, konservator; Stanimir Ilchev, bullgar, i djathtë; Michalis Tremopoulos; grek, ekologjist.

Re.Pu.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp; E keqja eshte se per &quot;pucistin&quot; folen kaq shume e kaq gjate mediat saqe diku ben edhe vend, ndersa &quot;shock-u&quot; i konservatoreve nuk u trasmetua ne media pothuaj aspak dhe pa &quot;germa&quot; korsive.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.