Dita e rinisë: sfilatë në kujtim të ëndrrës së para 21 viteve

Dita e Rinisë këtë vit pa një protagonist të ri: Kryetarin e Bashkisë. I ardhur vetëm pas 2005 në politikën shqiptare, Lulzim Basha, duket po kërkon të rekuperojë kohën e humbur. Prandaj ai mori rolin e protagonistit në festimet e ditës së rinisë, ditë në të cilën shumë protagonistë të vërtetë heshtën.
Bashkia ka menduar ta festojë me sfilatë në mes të Bllokut 8 Dhjetorin. Pra, dita kur shqiptarët përmbysën diktaturën u festua me vajza të pafajshme që reklamonin bikini në një thëllimë dimri. Duket sikur Bashkia i është rikthyer modelit të TVSh-sw në vitet e para të demokracisë, ku për hir të varfërisë mendore, ideore e kulturore, çdo spektakël në ato kohë të vobekta duhej të kishte sfilatë me shalka përjashta.
Në ditën e rinisë, festimi i së cilës është kthyer në thuajse monopol politik i PD-së, Rama zgjodhi Akademinë e Arteve për të rikujtuar '89 kur në atë institucion kishte filluar fryma kundër sistemit. Takimin e moderoi Erion Veliaj, një tjetër i ri i ardhur vonë në politikë.
Presidenti Topi u shpreh se politika i ka harruar idealet e asaj periudhe. Nëse ideal ishte të pushtohej blloku, në të vërtetë është pushtuar. Vetëm banorët kanë ndryshuar.
K.C.
Add new comment