Arbitrat 'varin' bilbilat në gozhdë

Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë ka vendosur të bëjë një akt heroizmi të pazakontë në këto kohë pa heroizëm: të bojkotojnë 1 javë kampionatin e futbollit. Vendimi erdhi pasi komisioni i Disiplinës së Federatës thjesht e përkëdheli Laçin për dhunën kafshërore ushtruar gjatë ndeshjes Laçi-Kastrioti ndaj arbitrit të FIFA-s Lorenc Jemini javën e kaluar.
Në raste të tjera të ngjashme, vite më parë, ekipet janë përjashtuar nga Kategoria. Por ato ishin ekipe të vogla e pa shumë mbrojtje.
Futbolli nuk është asgjë më shumë veçse një nga pasqyrat e shoqërisë sonë të dhunshme. Siç goditen bluzat e bardha në spital, siç dhunohet verbalisht e deri fizikisht në sallat e gjyqeve, siç masakrohet kundërshtari me fjalorin më të ndyrë në parlament, ashtu edhe në fushë. Bojkoti mund të mos jetë rruga më e mirë për të eleminuar dhunën, por ka raste që është rruga e vetme.
Si pasojë të gjitha ndeshjet e kësaj jave, në të tëra kategoritë, do të shtyhen për një javë më pas.
Re.Pu.
Comments
E njejta gje ka ndodhur dhe
<p>E njejta gje ka ndodhur dhe me ekipin e Burrelit para 4 vitesh qe u denua me zbritje nje kadegori me poshte, biles sherri qe u be ka ndodhur ne dhomat e zhveshjes e jo ne fush sikur ndodhi ne Lac, nuk dua te justifikoj ekipin e Burrelit se denimi ishte i merituar, dhuna nuk duhet te tolerohet, por njesoj duhej te ishte denuar dhe Laci jo ca te nenes dhe ca te vjehrres!</p><p> </p><p>Albitrat shume mire ja kane bere qe kan bojkotuar kampionatin, biles kane bere pak, duhej te bojkotonin komplet sezonin e ti gjykonin vete ato presidentet ndeshjet me qe nuk ju pelqen gjykimi i albitrave, po ketu ka faje dhe federata se ajo i nxit keto gjera, mos te harrojme se si e fitoj vitin e kaluar kampionatin Skenderbeu, ose me sakte si si ja vodhen kampionatin Flamurtarit.</p><p>Eshte turp se si eshte katandis futbolli ne Shqiperi, ehh ca them dhe une se mos vetem futbolli eshte ne dite te zeze ketu.</p>
Add new comment