Kur lajmi stiset nga fillimi deri në fund

Postuar në 11 Dhjetor, 2011 05:54

Gjërat absurde nuk kanë të sosur në këtë vendin tonë, por ca absurditete ua kalojnë të tjerave, aq sa të vjen të pyesësh për ata që i bëjnë: si është e mundur që u shkon mendja, vallë? Një sosh është dhe ajo rrena mbi një letër që i ish dërguar në emër të Edi Ramës partisë së Haradinajt, me anë të së cilës kërkohej një takim me këtë të fundit, ndërkohë që ky është në burg, në Hagë. Një ditë më pas u mor vesh se një letër e tillë nuk ka egzistuar; është e gjitha e sajuar nga kuzhina e pushtetit. Dhe loja nuk ka qenë dhe aq kuturú: kanë dashur të shfrytëzojnë një nga pikat më të dobëta të Ramës, apatinë dhe non-chalance-ën e tij në lëmin e marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe kështu kanë synuar ta bëjnë lajmin të besueshëm. Nuk kanë  qenë të paktë ata që e kanë besuar, të ndihmuar edhe nga një kritikë që Arta Dade u bëri axhaminjve që Rama ka mbledhur rreth vetes.

Mirëpo, lajmi është përgënjeshtruar. Madje, ka pasur dhe një letër nga familja Haradinaj, ku Rama falenderohet për vizitën që u ka bërë në shtëpi gjatë bujtjes në Kosovë. Askush nuk ka bërë një mea culpa për këtë gjë; as mediat që e kanë transmetuar të parat.

Re.Pu.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>&nbsp;Atmemedheu yne, toke pjellore per legjenda urbane, i nakatos gjerat kaq nergut, saqe qytetaret e saj bredhin me qefin ne sqetull. Gjynah letra dhe boja, se adoleshentet mund te shkruanin vjersha dashurie, por ,ama, jo per dashurine e Kacit qepaz me ngehalucin pushtet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.