Sheshi Skënderbej, një videogame me makina

Kur u njoftua që sheshi Skënderbej do të hapej për festa, të gjithë u gëzuan. Sheshi do t’u kthehej njerëzve. Tani që sheshi është hapur dhe makinat e kanë më të lehtë të kalojnë nga rruga e Durrësit tek 9-katëshet, po duket më qartë se çfarë kemi fituar.
Pamja e sotme në shesh është ajo e makinave që rrotullohen me shpejtësi, dhe e njerëzve që vrapojnë si lepuj në vijat e bardha që të mos shtypen. Vetëm 2 gjëra rrinë pa lëvizur, një bredh Krishtlindjeje në mes dhe një polic që kruan veshin me tabelë aty pranë.
Sheshi Skënderbej në këto ditë festash nuk ka festë. Ai tashmë është thjesht një vendkalimi utilitar, njësoj si rrethrrotullimi para doganës. Njerëzit, shumica e të cilëve janë të detyruar të kalojnë aty meqë zbresin nga një stacion autobusi për të marrë një tjetër, e kapërcejnë me nxit.
Askush nuk ka ndonjë arsye për të ndaluar aty, përveç policit.
K.C.
Add new comment