Cili do të jetë Avokati i Popullit?

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 14:09

Gara e aplikimeve për postin e Avokatit të Popullit ka tërhequr vëmendjen e media-s, ngaqë është një praktikë e panjohur; është efekti ndjellës që ka një risí. Në procedurën e përzgjedhjes nuk është se ka të reja çdo ditë (s’ka si të ketë e s’ka ç’të ketë), por mediat gjejnë ndonjë gjë për ta dhënë si lajm. Dhe në fakt, e kanë ndjekur hap pas hapi këtë konkurs herë me synimin për të informuar, e herë me synimin për t’i gjetur ndonjë cen kësaj që po ndodh. Ndjekësit e politikës ka rrezik nuk dinë se kush janë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, por dinë mirë se kush janë anëtarët e Komisionit Përzgjedhës të kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit.

Sot Vizion Plus, duke iu referuar burimeve të brendshme të besueshme, ka arritur të zbulojë emrat më të kuotuar si fitues. Ata janë Përparim Kabo e Igli Totozani si outsiders (nga jashtë strukturave të PS-së), dhe Besnik Dervishi si insider (por me kredenciale profesionale të mira). Sipas televizionit Vizion Plus, ka një prirje që fituesi të “peshkohet” ndër personazhet jo poliitke, e në këtë kuptim janë të favorizuar dy të parët. Nëse del njëri prej tyre, procesi nuk duket se ka të sharë.

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by Joeli (not verified) on

<p>Nuk te ben vetem testa militant Partie.Ne per shembull po nga kjo Parti na servirej Loren Vangjeli si analist i pavarur dhe doli i katerti ne listen e Keshillit Bashkiak te Tiranes,kur ne fakt ne c&#39;do ekran ishte nje Gramoz Ruc i pavarur.Edhe shoku Totozani eshte nje Gramoz Ruc apo te pakten nje Lorenc Vangjel i pavarur.Kurse shoku Kabo,nuk eshte bash i pavarur.Edhe ne ne Shqiperi jetojme dhe mos na servirni pallavra te tilla.Me keto kandidatura PS-ja me te vertetet tregosi pergjegjesine dhe vleresimin per funksionin.</p>

Submitted by vlora (not verified) on

<p>Besnik Dervishi eshte i biri i Rrapo Dervishit, krimininelit me te madh te Vlores</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.