Nafta që çante bllokadën ....

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 15:49

Për herë të parë në historinë e shtetit Shqiptar, privatizohet 100% e aseteve që kanë të bëjnë me zonën më të pasur me naftë në Shqipëri. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, miratoi sot pasdite vetëm me votat e shumicës parlamentare privatizimin e kompanisë “Albpetrol”. Sipas argumenteve të opozitës në pakicë kompania nuk duhej të privatizohej; një zgjidhje më e përshtatshme është dhënia me koncesion e kompanisë deri më sot shtetërore.

Debati për draftin e paraqitur nga zv. ministri i Energjetikës, Eno Bozdo, zgjati 2 orë. Zv/ministri prezantoi draftin ku parashikohet privatizimi 100% i aseteve të kompanisë dhe që ky proces, sipas tij, do të kryhet nëpërmjet një tenderi ndërkombëtar. Drafti parashikon që të ardhurat nga privatizimi të shkojnë sipas nevojave që do të ketë buxheti i shtetit apo në projekte investimi.

Tjetër shqetësim i socialistëve përveç mundësisë së dhënies me koncesion ishte dhe fakti se, sipas tyre, pritet që nga privatizimi të ketë shkurtime në masë nga puna e punonjësve të “Albpetrolit”. Nafta që në vitet ‘70-‘80 çante bllokadën, tani duket se do të pasurojë tregtarë pranë qeverisë.

A.K.

Comments

Submitted by engjell (not verified) on

Qeveria aktuale po ben rrush e kumbulla gjith pasurite qe jane vene vite me pare ,per naften dhe gazin ne Shqiperi

Per ato ,qysh prej viteve 30 eshte punuar dhe shpenzuar energji e mjete financiare dhe kane  kontribuar  te gjithe shqiptaret pa perjashtim  . Zbulimi dhe venia ne shfrytezim e vend burimeve Kuçove ,Patos e Drashovice dhe me vone Marinez,Ballsh,Cakran,Gorisht,Amonice, Divjake, Frakull, Ballaj, Povelçe ,Panaja dhe Finiq e Delvine ishte nje mbeshtetje kolosale per ekonomine Shqiptare ne kohera,kush nuk e kupton kete nuk do ta kuptoje .Te gjitha sa permenda me siper jane vend burime nafte e gazi qe jane zbuluar vetem para viteve 90 qe do te thote se qeveritaret e sotem nuk kane as gjisht por dhe as idene se sa eshte punuar dhe investuar ne kete fushe duke filluar nga kerkimet gjeologjike ne shpimin dhe venien ne  shfrytezimin te ketyre vend burimeve.

Sot kompanite  Bancer ,Stream Oil  po vjelin mundin dhe djersen e Shqiptareve te te gjithe kesaj periudhe sepse edhe ata keto rezerva te zbuluara shfrytezojne nuk kane zbuluar asnje vendburim tjeter  Ata si edhe Armo  paret e  mundit dhe djerses se shqiptareve e cojne ne bankat greke dhe Kanadeze e sponsorizime te Milanit nderkohe qe pensionistet dhe pjesa derrmuese e popullit ne vend vuan pasojat e rrenimit ekonomik nga keq trajtimi i pasurise se tyre.

Ju ndoshta e perdorni slloganin Nafta çan  bllokaden me ironi ,por,per ne qe e kemi jetuar dhe perceptuar naften dhe gazinsi frymemarrjen e gjithe Shqiperise na vjen keq qe e keq perdorni edhe Ju ne kete shkrim ,nderkohe qe duhet te beni te kunderten ,d.m.th. te shkruanit nje artikull analitik me te dhena te vjetera e te reja qe ta marre vesh kushdo ne Shqiperi se si ka qene dhe si eshte katandisur nafta dhe gazi ne Shqiperi.

Po ju kujtoj   se prodhimi i naftes ne vend ne ato vite ka arritur deri ne 3 000 000 ton ne vit ndersa ai i gazit deri 1 miliard e 300 000 000 milione m 3/ vit Me gjithe kete prodhim u mbajt ekonomia duke zhvilluar industrine e asaj kohe (Azotik ,Ure, Kombinati Metalurgjik Fabrika prodhuese te çimentos ,ushqimore ,tullash ,serra TECe etj etj  ) pa patur asnje qindarke kujt borxh, kurse sot mire eshte te permendni sa eshte borxhi i brendshem dhe sa jane interesat e borxhit te kredive qe merr kjo qeveri dhen sa breza pas nesh do te vijojme te paguajme ne dhe pasardhesit tane .

Ju duhet te permendni se me privatizimin e gjith kesaj pasurie sa i futet ne xhep nje Shqiptari dhe sa nje qeveritari ,sidomos edhe sa del nga Shqiperia nga kjo pasuri .

Ju e dini se Bode deklaroi se pensionistet  nuk marrin as nje shperblim simbolik per vitin e Ri "per shkak te gjendjes se arkes se shtetit" por nuk i futeni problemit se kush e krijoi kete gjendje ,dhe keta pensioniste siç permenda me siper ne te gjitha keto privatizime te prones ne Shqiperi kane kontributet e tyre ,ndersa qeveritaret vetem ate te shkaterrimit te saj .

Submitted by loni (not verified) on

Cdo shtet normal qe ka nafte ka kompani shteterore..(Norvegjia per shembull ka Statoil), dhe fitimet nga kjo pasuri (nafta), shkojne  per te miren e vendit dhe popullit te atij vendi. Talebani DSali Brisha nje kokerr injoranti ne ekonomi, nje kriminel e mafioz, nje shtetshkaterrues po na e privatizon kete pasuri per disa miliona qe mund te marre nen dore. Ky njeri qe ka bere kaq krime e deme duhet te paguaj nje dite patjeter, por vendi, shteti, demikracia, kane marre goditje vdekjeprurese nga ky taleban dhe nhorrat qe i lepihen per para.  Uroj qe ato qe do marrim pushtetin pas ketij monstre te rishohin te gjithe kontratat dhe ligjen e demshme qe ky taleban  ka bere duke pasur paraysh interesat e familjes se tij, jo interesat e vendit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.