H. Kadare, Rama, Blushi, Fevziu: Dhe jehona nuk ka të sosur

Edhe kjo ditë nuk kaloi pa një koment mbi librat që dominuan atmosferën e Panairit të Librit, që u mbajt para disa javëve. Pandeli Majko flet në Shqip për librin e kryetarit të PS-së, që sipas tij ka një titull depresiv (s’e ka keq). Majko ende s’e la lexuar të tërin librin (Çudi! Duket sikur po lexon Kapitalin e Marksit), dhe në komentin e tij fokusohet në mënyrë të veçantë tek një personazh i librit, sidomos në qëndrimin që ky personazh ka mbajtur kur u publikuan fotot nudo të Edi Ramës. Ky personazh quhet … Pandeli Majko.
Në Mapo ish një intervistë tjetër, ajo e Besnik Mustafajt, që e ka dhënë për R. Qafokun e televizionit Planet. Mustafaj është ndalur, me këmbënguljen e gazetarit, tek librat bestseller, dmth atë të Ramës, të Fevziut, të Blushit, e të Helena Kadaresë, dhe për secilin autor apo libër ka pasur diçka për të thënë. “Edi Rama nuk ka asgjë të përbashkët me një shkrimtar”, thotë ai për të parin. “Fevziu po, është publicist i mirëfilltë, që ka bërë një libër që do të mbetet”, thotë ai për të dytin. “Blushi ka një ndjeshëmri të mirë, por nuk është romancier; është gjysmë-shkrimtar; libri i tij ‘Të Jetosh në Ishull’ është retorikë nga fillimi deri në fund”, thotë ai për të tretin. “Zonja Kadare ka bërë një libër të dobishëm, të shkruar me një stil absolutisht të respektueshëm, shumë të mirë”, thotë ai për Helenën.
Re.Pu.
Comments
Ndihmesi i Nexhmije Hoxhes,
<p>Ndihmesi i Nexhmije Hoxhes, malok nga Tropoja spiun i ish sigurimit te shtetit na e mban veten per shkrimtar ...ky malok ben mire te mos flase se na ben per te vjelle...</p>
Add new comment