Kombëtares i vjen një italian; me italianët nuk kemi kujtime të mira

Postuar në 14 Dhjetor, 2011 10:04

Italiani i parë që provoi drejtimin e pankinës së Kombëtares shqiptare të futbollit ishte Dossena. Bëri gjestet që bëjnë të gjithë trajnerët nga stoli vetëm për një ndeshje dhe pastaj u zhduk sikur të mos kishte qenë kurrë. Nuk pati sqarime të shumta asokohe, siç nuk ka as sot, sepse transparenca dhe shqiptarët janë përherë të kithët me njëra-tjetrin. Tani, siç njofton agjencia e lajmeve NOA, që i referohet Federatës Shqiptare të Futbollit, kemi pajtuar një italian për të ndrequr futbollin tonë dhe për të drejtuar Kombëtaren që është në pikën “mos më keq”. Ai quhet Gianni De Biasi, ish-mesfushor i Pescara-s, Brescia-s e Palermo-s, më vonë trajneri i skuadrave të Breshias, Torinos dhe Udinezes. Që nga sot, konfirmon NOA, ai është zyrtarisht trajneri i Kombëtares Shqiptare. Për De Biasin kjo është hera e parë që drejton një skuadër kombëtare, ndërsa për kombëtaren shqiptare është hera e dytë që drejtohet nga një italian. Ajo që ndoshta do e bëjë de Biasin të ndihet si në shtëpi është fakti se, si futbollist, qe skualifikuar për shkak të përfshirjes në një skandal bastesh dhe shitje ndeshjesh në vitin 1986.

H.B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.