Arben Demeti: Edi Rama bëri thirrje t’i suleshim Bllokut, por ne e paralizuam

Postuar në 15 Dhjetor, 2011 14:00

Arben Demeti, protagonist i Lëvizjes së Dhjetorit, në një libër me kujtime për lëvizjen demokratike të titulluar ‘Mbaj mend…’ përshkruan edhe Edi Ramën, aktualisht kryetar i PS-së, asokohe aktivist antikomunist. Sipas Demetit, Gramoz Pashko e përzuri Edi Ramën nga një prej mbledhjeve të PD-së pasi ky i fundit filloi të kundërshtonte e të përplasej me të gjithë. I ndodhur në pozitat e të anashkaluarit, vazhdon Demeti, Rama filloi të luante rolin e radikalit. Shenjë e kësaj ishin edhe ‘Refleksionet’ e famshme të organizuara në Akademinë e Arteve në bashkëpunim me Ardian Klosin. “Edi Rama kishte mbetur praktikisht jashtë politikës. Për këtë arsye, në pozitat e anarkistit të papërgjegjshëm, ai luante rolin e ‘radikalit’ duke artikuluar, sipas Demetit, “teza të parakohshme dhe të rrezikshme, që mund të çonin në konflikt social”. Ai ishte thjesht një individ që përgjigjej vetëm për veten e tij, por në rast se situata radikalizohej, ai me siguri ‘do të fshihej mbas gaxhoit.” Momentin më radikal të Ramës, Demeti kujton rastin e një mitingu te stadiumi ‘Qemal Stafa’ kur ai rrëmbeu mikrofonin dhe u bëri thirrje njerëzve t’i suleshin Bllokut. U desh ndërhyrja e aktivistëve të PD-së për t’i bërë thirrje popullit për vetëpërmbajtje në një situatë që mund të çonte në gjakderdhje, argumenton Demeti.

H.B.

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

Por nqs. se Rama paska bere ate thirje (gje qe mund te verifikohet) qenka per t'u lavderuar. Po behemi anetare te PS-se Ramiste qe neser. Apo Ben Demetit i pelqente Blloku dhe kishte (ka) nostalgji per te. Ashtu si edhe Neritan Ceka qe ndaloi me 21 shkurt njerezit t'i hynin Bllokut. Ajo qe me cudit eshte kur nderroi ky Rama qimen qe nuk i pelqen me t'i hyje Bllokut te sotem? Apo sot ai ben pjese tek Blloku i ri (te cilin kontribuoi vete per ta krijuar me lejet e ndertimit qe ka dhene)? Apo valle gjate qendrimeve ne Paris buze Senes dhe poshte ures humbi kurajon? I keshilloj te lexoje strofen e pare te Nolit, te kujtoje vuajtjet e tija dhe me 21 janar 2012 te na nxjerri prape ne bulevard, kesaj here ama me veten e tij duke na prire:

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shprese,
Anes Elbe-s, anes Spree-se.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anes detit i palare,
Anes drites i papare,
Prane sofres i pangrene,
Prane dijes i panxene,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Submitted by tani97 (not verified) on

Nje gje e bukur qe verehet tek foto e zgjedhur nga Muci, eshte qe nga rrjeshti i pare i fotos, askush nuk merrte pjese tek festa e 12 dhjetorit 2011 (festa e PD-se, ose fillimi i fundit, sic mund ta quajme qe tani e tutje). Disa kane vdekur, disa jane terhequr nga PD.

Submitted by Viktor (not verified) on

Bete detyren qe kishit marre persiper, Demet! Bravo!

Une deri tani nuk kisha hasur njeri qe te rrahe kaq publikisht gjoksin per nje turp historik. Dhe ja, pasojat e vepres se bukur: Shqiperia e sotme!

A e kuptoni tani te dashur bashkevuajtes se cilet jane bllokmenët?

Submitted by mariana (not verified) on

Te lumte Arben Demeti . E paske ngrene edhe ti qafen  e pates. Po si te rrish afer te pegerteve  , te tipit Bogdani apo Arla     Mehilli , eshte normale qe do te zhyesh ne llum.  Kam pasur gjithmone nje fare respekti per kete njeri, pasi me dukej sikur i ruante vlerat e veta . Por nuk mund t'i ruash keto vlera kur shikon se per nji llaf goje apo per nje te share alla shqiptarce, fiton para me grushta dhe hypen ne majat e shoqerise.  Sa per diten  qe thote Demeti, une kam qene aty ate dite, atje te stadiumi "Qemal Stafa".  Vetem me tre fjali     Edi  Rama e nxiti te gjithe popullin e Tiranes  qe ishte mbledhur aty,  i cili iu turr bllokut .Por me vjen shume keq qe Demeti qenka infektuar    prej virusit Berisha, i cili edhe sot e gjithe diten i trembet guximit te Edi Rames.  Kjo eshte arsyeja qe Berisha e sulmon aq fort Ramen, sepse e di qe ai jo  vetem eshte nje antikomunist e vendosur, por eshte edhe njeriu me vizionar nder keta politikanet  e ketyre 20- vjeteve. Shqiptaret e humben demokracine vetem per nje "kove gjak". Do thote dikush boll gjak derdhen Shqiptaret me 1997-98 , por ai gjak shkoi dem se u derdh ferrave nga nje dore antishqiptare, dore e cila e kishte mendjen sesi te pasurohej per veten dhe sesi te gllaberonte te gjithe pasurine kombetare. Uroj qe 2012 t'i zgjoje Shqiptaret prej gjumit letargjik te indiferences dhe   ne Shqiperi te ndodhi po ai Revolucion qe perfshiu edhe vendet Perendimit.

Submitted by kely j. andress (not verified) on

Ore  Demet  ti  e  thua  me  mburrje  qe  paske  ndaluar  Ramen  ne  ate  kohe,  qe  mos   ti  sulej  bllokut,  se  paske  shmangur  nje  gjakderdhje  te  mundeshme.  Po  sot  a  je  i  sigurte  qe  paske  bere  mire ?  A  nuk  po  ndodhin  edhe  sot  dhe  gjate  ketyre  20  viteve  te  tranzicionit  gjakderdhje  te  medha ?  A  nuk  do  te  ishte  me  mire  nje  fund  i  tmerrshem  atehere  se sa  nje  tmerr  pa  fund  sot  ?   Mund  te  kesh  te  drejte  qe  atehere  ai  mund  te  fshihej  pas  gaxhoit  ne  qofte  do  te   bente  ndonje  "trimeri".  Sepse  Rama  sot  po  sillet  tamam si  nje  burracak.  I  eshte  nenshtruar  nderkombetareve,  i  eshte  nenshtruar  pushtetareve,  i  eshte   bashkeluftetareve.  Kam  frike   se  gjatesia  e  tij  trupore  shkon  ne  perpjestim  shume  te  zhdrejte  me  nje  pjese  tjeter  te  trupit  te  tij.  Dicka  shpresoja  tek  ai  njeri,  por  me  kot.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.