Zaloshnja vs. Demeti: Roli i Edi Ramës në Lëvizjen e Dhjetorit

Në një lajm të mëparshëm në Respublica.al, dhamë një përmbledhje të kujtimeve të Arben Demetit rreth rolit të Edi Ramës në Lëvizjen e Dhjetorit, të botuara në një libër me kujtime për atë lëvizje, të titulluar ‘Mbaj mend…” Më poshtë po japim “mot-a-mot” kujtimet e Eduard Zaloshnjës (më i djathti në foton bashkëngjitur) për të njëjtin rol të Ramës, të botuar në të njëjtin libër.
Shkruan Zaloshnja:
“Pas një metingu që u mbajt në 12 dhjetori pasdite, ku u lexua programi i partisë, u grumbulluan në Pallatin Studenti të gjithë ata që kishin marrë pjesë në hartimin e programit, drejtuesit studentorë, si dhe intelektualë e punëtorë nga Tirana. Gjithsej bëheshim rreth 200 vetë. Në atë mbledhje, u vendos krijimi i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike, si dhe departamentet e specializuara të saj. Në Komisionin Nismëtar u zgjodhën 6 studentë, 4 pedagogë, 4 intelektualë, dhe 4 përfaqësues të ndërrmarjeve të Tiranës. Kryetar i Komisionit Nismëtar u zgjodh Azemi. (Një anëtare e Komisionit Nismëtar më ka treguar më vonë se Berisha i kishte thënë privatisht atë natë që Azemi do të ishte Kryetar vetëm përkohësisht. Dhe kjo ishte hera e parë që ajo e takonte Berishën…)
Edi Rama mbërriti në mbledhjen e sipërpërmendur nga mbarimi i saj, kur zgjedhjet kishin përfunduar. Ai kishte qënë në Korfuz ato ditë për një ekspozitë personale. Sipas atyre që tha kur u fut në sallë, sapo kishte dëgjuar lajmin rreth lejimit të pluralizmit në Shqipëri, e kishte mbajtur frymën nga Korfuzi, në Igumenicë, në Kakavijë, e drejt e tek Qyteti Studenti. Që në kontaktin e parë me grupin e sapoformuar drejtues të PD-së, Rama e sfidoi Berishën duke e kritikuar ashpër për falenderimet publike që i kishte drejtuar Ramiz Alisë, si dhe për thirrjet “Rroftë Presidenti Alia” në mitingun e parë të PD-së. Pas një shkëmbimi të tensionuar batutash midis Berishës e Ramës, u desh ndërhyrja brutale e Pashkos që Rama të ndërpriste debatin dhe të linte sallën i revoltuar.
Pak vite më vonë, duke rikujtuar atë incident, Berisha do të shprehej në konfidencë se “përzënia e Edi Ramës kishte qenë e vetmja e mirë që PD-ja kishte patur nga Pashko”. Ndërsa muaj më vonë, Rama do të shprehej në një rreth miqsh se “po të kishte qënë në Shqipëri natën e 8 dhjetorit 1990, padyshim që do të ishte vënë në krye të revoltës studentore që në fillim të saj, e ndryshe nga Azem Hajdari, i cili e mirëpriti bashkëpunimin me Berishën në 11 dhjetor, do ta kishte përzënë doktorin me motivacionin se dy netë më parë ishte paraqitur tek studentët si emisar i Ramiz Alisë”.
Sfida e Ramës ndaj Berishës nuk u shua me incidentin tek Qyteti Studenti. Në mitingun e parë antikomunist jashtë Qytetit Studenti (mbajtur në sheshin para stadiumit "Qemal Stafa") Rama, duke u bërë njeriu i parë në Shqipëri që po atakonte publikisht figurën e Enver Hoxhës, mori brohoritjet e zjarrta të pjesëmarrësve në atë miting me batuta të tilla si "Enveri na bëri të kuq si rusët, të verdhë si kinezët, jeshilë si bari" etj. Ato brohoritje demonstruan se ai e kishte karizmën dhe mesazhin politik që do t'i duheshin për të fituar të paktën 90% të zemrave të anëtarëve dhe simpatizanteve demokratë të asaj kohe. Ato ishin, pra, edhe një paralajmërim për Berishën se Rama mund të bëhej një konkurent serioz në qoftë se do të lejohej të futej në strukturat udhëheqëse të PD-së.
Përpjekja e fundit e Ramës për t'ia marrë Berishës kalanë nga brenda u bë në fillim të shkurtit 1991, gjatë një mbledhje publike të PD-së me intelektualët e kryeqytetit. Në atë mbledhje Rama atakoi drejtpërdrejt Berishën, duke thënë se "është absurde që partia që synon t'i marrë pushtetin Partisë së Punës, të ketë në krye të saj sekretarë të organizatave bazë të Partisë së Punës".
Re.Pu.
Comments
'na skuqi si ruse, na zverdhi

'na skuqi si ruse, na zverdhi si kineze dhe na nxiu si shqiptare'

Aman, prap me histori te

Aman, prap me histori te 90??? Ca lidhje kane keto me situaten e sotme, ashtu si ca lidhje kane historite e komunizmit qe tregohen ne gazetat shqiptare cdo dite??

As edhe nje lidhje. Sot ne fuqi jane keta qe jane, pse jane ketu eshte e rendesishme mbase per historianet. Por jo per te zgjidhur problemet e sotme qe eshte vendosja e mandateve te kufizuara e te limituara te politikaneve. Kjo eshte sfida, te tjerat jane llafe kot.

do te isha i lumtur nese

do te isha i lumtur nese demokratet e thjeshte elexojne kete kujtim dhe t'a marrin vesh mire kush eshr Edi Rama, nje rast i humbur per te keqen e madhe te Shqiperise pas komuniste qe do te riparohet tano pas 20 e ca vjetesh pasi vendi u shkaterrua nga berisha ky qen i ndyre. Merreni vesht pra kush eshte harbuti taleban, komunist dhe bllokqen sali berisha ndyresira i ndyresirave

dmth. nga gjithe ky muhabet

dmth. nga gjithe ky muhabet ti thjesht nxjerr si mesim qe kemi humbur shansin e madh qe nuk e zgjodhem Ramen. Ky Rama ishte ne Tirane apo ne Paris? Shiste piktura apo bente politike? Edhe sot e kesaj dite ai vazhdon te luaje me kenaqesine e tij personale rolin e outsider-it politik. Ne kurrizin tone...

O zaloshnja ti je dhe njeri i
O zaloshnja ti je dhe njeri i shifrave dhe i dokumentave, kryetar i pare u zgjodh aleksander meksi me 9 vota ( gramoz pashko 4 azemi 5)
Z. Zaloshnja fotoja juaj

Z. Zaloshnja fotoja juaj eshte nje montazh i keq 100% i keq.

Kush ta kerkoi mendimin o

Kush ta kerkoi mendimin o zaloshnje apo nuk ishe ti qe ne 1989 na thoshe ngrihuni dhe kundershtoni sistemin ,ti qe ishe kunder sistemit

duhet qe ne thirrjen ngrihuni te kishe dhe mundesine e ngritjes se shtetit shqiptar dhe jo djegjen ,vjedhjen ,vrasjen dhe perfitimin

personal pa kritere ,zapto dhe shkaterro,çfare shteti ka ngritur demokrati sali bashke me ty sot? Pushtet personal te pakundershtueshem.

Si staticien qe jeni a keni statistika te sakta sot per qofte nje gje te vetme,asgje as papunesine,as te ardhurat ,vetem politike FALLCO TE TILLE KENI ME SHUMICE,GENJESHTREN,NJE SISTEM I MBESHTETUR NE dhune,dhe kjo quhet demofashizem.ta dish se genjen veteveten se populli e di te verteten.

Beni pak pune ne shifra te sakta dhe jo politike,psh projekti iProgramit te tij , eshte shume i mire por si ta realizojne dhe jo bjerini ti biem se asnje sben.

E cdo te thote kjo, qe
E cdo te thote kjo, qe Zaloshnnja s'ka te drejte te flase hapur per kujtimet e tij, meqe s'ia kerkove ti? Nese s'te pelqen, mos e lexo artikullin. Sa per rrugen qe mori protesta, s'me duket se e shkaktoi Zaloshnja, por mosditja nga ana e drejtuesve te protestes per manaxhimin e turmes, injoranca e pergjithshme, varferia etj.
Booo sa montazh i keq kjo

Booo sa montazh i keq kjo foto!! Zaloshnja vertet ka qene ne levizjen e Dhjetorit 90, por te kjo foto eshte krejtesisht i montuar!! Nejse kjo pak rendesi ka.

Une vras mendjen: Kur Rama eshte sot (20 vjet me 'i pjekur') kaq i shkalluar, pervers dhe anti-europian, si mund te kete qene perpara 20 vjetesh????!!!!!!

Add new comment