Berisha bën “Kurban” Topin. Ai i përket PS-së.

Postuar në 16 Dhjetor, 2011 02:18

Mbrëmë, gjatë një interviste në Opinion të Kryeministrit Berisha doli qartë që e keqja më e madhe e këtij vendi na qenka Bamir Topi, ndaj të cilit Berisha nuk e përmbajti dot mllefin. Ai tha se nuk e kishin ftuar as në festën e themelimit të PD-së, sepse tashmë Topi më kollaj shkon në një festë të Ramës. “E tregoi me votë këtë,” tha Berisha. Më pas doli se në të vërtetë protokolli i kishte dërguar një ftesë Presidentit, por këto janë detaje që nuk kanë pse t'ia prishin linjën e mllefit Kryeministrit.

Kryeministri tha se Topi i kishte bërë një nder me deklaratën e tij se do bëjë parti. “Por cenoi dinjitetin e postit kryesor të shtetit. Ne nuk e kandidojmë më, kjo është e prerë. Do kishte qenë më e ndershme që të jepte dorëheqjen e të bënte partinë që ka deklaruar se do e bëjë. Kur thotë se do bëj parti politike se nuk më kandidojnë së dyti, kjo është në cenim të frymës së ligjeve,” tha njeriu më fanatik i frymës së ligjeve në vend. Ai u shpreh edhe se do të pranonte më mirë Topallin për presidente sesa Bamir Topin.

 

Sa për kandidaturën e Nanos, ai e hodhi poshtë kategorikisht, edhe pse, historia ka treguar se do ta kishte problem që pas një viti të thoshte “Nuk kam thënë ‘Nanos’ kam thënë ‘Çianos’.”

Berisha rrëfeu që nuk e ka lexuar “Kurbanin”, por vetëm publikimet e gazetave, “duke qenë se jam një lexues i dedikuar i gazetave. Jam kryeministër nuk mund të lexoj libra mediokër”.
Dhe, për ta mbyllur në stilin e vet tashmë të pakopjueshëm, Berisha sulmoi edhe avokatin e ri të popullit, i cili ka marrë edhe mbeshtetjen e Bashkimit Evropian.

n.s.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.