Albin Kurtit i refuzohet viza për në SHBA

Listës të vendeve ku Kurti është i padëshiruar i shtohen dhe 50 shtetet e bashkuara nën siglën SHBA. Sikur mos mjaftonte vështirësia që has Albini për t’u futur në Maqedoni, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup i ka refuzuar kërkesën për vizë duke mos i vlerësuar kësisoj përpjekjet e liderit të Vetvendosjes për të aplikuar pikërisht në këtë ambasadë.
Ende nuk ka detaje të qarta për refuzimin në fjalë dhe as një deklaratë nga ana e Albinit ndaj këtij veprimi. Burimet e KosovaOnline që ka shpërndarë lajmin nuk kanë saktësuar arsyet e këtij vendimi dhe nëse ai është marrë për shkak të qëndrimeve të Kurtit si aktivist politik.
Lideri i Vetëvendosjes në disa raste ka pasur përplasje verbale nga distanca me diplomatin amerikan Chritopher Dell, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në “punët e brendshme të Kosovës”. Mos vallë refuzimi i vizës nga ana e SHBA-ve, bëhet me qëllim që dhe Albini mos të ndërhyjë në punët e brendshme të SHBA-ve?
A.K.
Comments
"...Lideri i Vetëvendosjes në
<p><em>"...Lideri i Vetëvendosjes në disa raste ka pasur përplasje verbale nga distanca me diplomatin amerikan Chritopher Dell, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në “punët e brendshme të Kosovës”..."</em></p><p>Mire ia ka ba Albin Kurti diplomatit amerikan. Ne fakt gabimi asht i amerikanve qe fusin hundet ne Kosove.</p><p><em><strong>Lenje Kosoven vetem o amerikan, sepse Kosova i zgjidhe vete punet e veta !!!!!</strong></em></p>
Add new comment