Fevziu i dhuron Berishës ‘Enver Hoxhën’ e dytë

Në një përpjekje për t’i bërë marketing librit të tij ‘Enver Hoxha - një biografi’, gazetari i ‘Opinionit’, Blendi Fevziu i ka dhuruar një kopje të dytë kryeministrit Berisha, në përmbyllje të emisionit të mbrëmshëm. Herën e parë shefi i qeverisë e pat marrë një kopje të librit në fjalë në stendën e ‘UET Press-it’ kur ai vizitoi Panairin e Librit në fund të nëntorit. Kreu i qeverisë e ka pranuar librin e Fevziut, në variantin special ‘hard cover’ dhe me firmën e autorit, pa i kursyer komplimentat për të duke thënë se e ka lexuar dhe se është një libër i rëndësishëm. Por as nuk ka harruar ta thumbojë Fevziun për librin tjetër të tij, romanin ‘Hiri i vullkanit’ për të cilin i tha “e ke shkruar shpejt e shpejt gjatë një udhëtimi me avion”. Atmosfera e librit në ‘Opinionin’ e brendshëm nuk është ndalur vetëm te ‘Enver Hoxha’, por ashtu si herë të tjera, ka prekur edhe ‘Kurbanin’ e Ramës dhe ‘Shqipërinë’ e Ben Blushit. Kryeministri vazhdon të këmbëngulë se nuk e ka lexuar ‘Kurbanin’, por vetëm pjesë të botuara në gazeta, apo shkrime që janë bërë mbi të.
H.B.
Comments
Kush eshte kjo debilja ne
<p>Kush eshte kjo debilja ne foto me kta dy ??? Uaaa, cfar fytyre!</p>
Me mire thuaj kush jane ata
<p> Me mire thuaj kush jane ata debilat qe irrine perballe asaj.</p>
Add new comment