A do ta rrëzojnë partitë e vogla qeverinë?

Postuar në 17 Dhjetor, 2011 07:36

Në emisionin Debat të Alfred Pezës, në Vizion Plus, katër përfaqësues të partive të vogla diskutuan mbrëmë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Vangjel Tavo i LSI-së dhe Arian Madhi i PR-së ishin aty nga partitë e vogla mazhoritare. Skëndëer Gjinushi dhe Spartak Ngjela mbronin interesat e partive të vogla opozitare. Të parët i kërkonin Gjinushit dhe Ngjelës që t’i ushtronin trysni PS-së që të këmbngulë për një korrektim kombëtar të sistemit elektroral rajonal. Ndërsa Gjinushi u kundërpërgjigj se trysnia publike nuk pi ujë kur vjen puna te interesat elektorale të partive të mëdha (ai i kujtoi Tavos se partia e tij kishte zhvilluar pa sukses edhe një grevë urie në Kuvend për të ndrushuar sistemin rajonal). Gjinushi tha se partitë e vogla të mazhorancës kanë 7 deputetë në Kuvend dhe mandatet e tyre mund të rrëzojnë qeverinë, në rastin e një qëndrimi ultimativ të tyre. Por Tavo dhe Madhi nuk dëgjuan nga ai vesh. Ata i frynë idesë se stabiliteti i qeverisjes është më i rëndësishëm se gjithçka dhe se partitë e tyre do ta vazhdojnë betejën për ndryshimin e sistemit elektoral me trysni pozitive publike…

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.