Në shkollë mësohet të lexosh sa më pak

Ndryshimi i ri në kurrikulat e shkollës së mesme ishte sa drastik aq dhe dëshpërues. Me rregullin e ri në shkollën e mesme janë të detyruar vetëm 6 libra jashtëshkollorë, shqiptarë e të huaj. Më parë numri i librave të detyrueshëm jashtë klase ka qenë 30 dhe tashmë është ulur me 5 herë. Në një kohë kur Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve po mundohet të ndërtojë politika që nxisin leximin, në moshën e dashurimit me librin ndodh absurdi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës i detyron gjimnazistët të lexojnë vetëm 6 libra artistikë, shqiptarë e të huaj, në vit.
Dje, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, organizoi në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, një tryezë të rrumbullakët me shkrimtarë dhe studiues të letërsisë, për të mbledhur mendime se si MTKRS duhet të ndërtojë politika, në mënyrë të tillë që libri të shkojë te lexuesi. Por në këtë tryezë mungonin përfaqësuesit e MASH-it, një institucion kyç ky në nxitjen e leximit dhe cilësinë e tij. Që qeveria nuk merrej me koordinimin e politikave të veta këtë e dinim, por dhe që do të sabotonin njëri tjetrin kur bëhej fjalë tek libri, këtë nuk e prisnim.
A.K.
Add new comment