Opozita Kosovare nuk i kthen “faqen tjeter” Thaçit

Opozita Kosovare ka reaguar me forcë ndaj deklarimeve politike të Kryeministrit Thaçi. Gjuha e deklaratave të opozitës ka qënë energjike, dhe mjaftueshmërisht e ashpër ndaj vlerësimeve të Thaçit të një dite më pare (lajm ky i përcjellë nga Respublica).
Sipas LDK-së, “ai është rrezik permanent për të ardhmen e vendit, sepse koncepti i tij për demokracinë dhe institucionet është i mentalitetit diktatorial dhe jo ai që bazohet në vullnetin e qytetarëve ku vota do të ishte si pikë fillestare për institucione të lira dhe demokratike”, ka thënë Zëdhënësi i LDK-së.
“Vetëvendosja” e ka parë si vet-justifikim nga ana e Thaçit, ndaj dhë është shprehur se “i fyeri të fyen”. Për këtë arsye “Vetëvendosja” i ka kujtuar kryeministrit raportin e Dick Marty-t. “Vetë Thaçi është nën hetime nga Bashkimi Evropian dhe edhe një pjesë e madhe e Qeverisë së kaluar, por edhe të kësaj aktuales janë nën hetime nga EULEX-i dhe institucione të tjera për korrupsion”- shprehet Lëvizja.
Në AAK janë shprehur se Thaçi duhet t’ia dijë për nder ish-kyeprokurores së Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, Carla Del Ponte. Sipas sekretarit të përgjithshëm të AAK-së, Burim Ramadani, ajo i ka hapur rrugën Thaçit që të ngjitet në karrigen e kryeministrit pas shkuarjes së Ramush Haradinajt në Hagë.
A.K.
Add new comment