Të jesh Ilir Babaramo (apo 5 pyetje nga Islami)

Në pragun e zhvillimeve të reja, Kastriot Islami i drejtohet Ramës me 5 pyetjet e mëposhtme, të mara nga faqja tij në Facebook
1) Përse Rama nuk e mbajti premtimin "solemn" për bashkimin e së majtës që e deklaroi në 2005 dhe nuk e mbajti në 2009? Kishte arsye morale, dhe cilat ishin këto? Cila është përgjegjësia e Ramës që nuk e mbajti këtë premtim? A e ka të qartë Rama se një koalicion PS plus LSI në 2009 do ta nxirrte PD-në në opozitë me jo më shumë se 68 deputetë.
2) Përse për interesin e tij për t’u zgjedhur në bashki Rama bëri koalicion me Metën në 2007, kishte arsye morale dhe cilat ishin? Çfarë ndryshoi midis 2007 dhe 2009 që Rama, pasi kishte bere koalicion për interesin e tij personal në 2007, nuk arriti të bashkonte të majten siç kishte premtuar?
3) Përse në librin e tij ‘Kurban’ (nuk e kam lexuar librin, por nga shtypi kam lexuar pjesën që flet për Metën), pasi e denigron Metën i jep një mundësi të dytë "për t’u bashkuar", çfarë duhet të korrigjonte Meta moralisht që të fitonte shansin e dytë për t’u bashkuar me Ramën?
4) Nëse nga zgjedhjet e vitit 2013 do të rezultojë një rezultat i tillë, që me mandatet e PS-së dhe mandatet e LSI-së do të mund të formohet maxhorancë qeverisëse, a do të pranojë PS-ja të bëjë koalicion me LSI-në (sigurisht që kjo do të varej nga LSI, por pyetja shtrohet cili do të ishte pozicioni i PS-së)?
5) Po t’i referohemi rezultatit zgjedhor në 10 vitet e fundit dhe sidomos tri humbjeve të së majtes së përëare në 2005, 2009 dhe 2011 dhe fitores në 2007 të së majtës së bashkuar, rezulton se PS-ja, pavarësisht gjasave të larta për humbje në vitin 2013 do të preferojë të qëndrojë në opozitë duke paraqitur si arsyetim çështjen e mospërputhjes së moraleve?
Në fakt pyetjet duken se janë më shumë se 5, por askush nuk mund t’i rezistojë dëshirës që qoftë dhe për disa minuta të jetë Ilir Babaramo…
A.Kananaj
Comments
Namatis Islami, namatis si
<p> Namatis Islami, namatis si arna ne kerkim te thesit...</p>
Zoti Kastriot që të jeshë
<p>Zoti Kastriot që të jeshë profesor nuk do të thotë se je njeri i mirë dhe me qënse të vjenë kaq për skrapaliun shkoni tek ai dhe mbështeteni dhe sa për bashkimin e së majtës ti lëmë këto pradha se mos gabojë juve menaxhuat formulën e zgjelljeve dhe si mund një njeri ishkolluar që jeni të jepni shëmbullin që të ecim përpara duhet të bashkëpunojmë me hajdutët o popull larg nga mëndje kaq të ndritur</p>
Add new comment