Dorëheqja e Rudina Seserit të Krujës sipas Gjon Bardhit të Fushë-Krujës

Gjon Bardhit, mësues anglishteje në profesion dhe ish-doganier gjatë qeverisjes së socialistëve, i kanë ndodhur dy gëzime në një vit. Më 8 maj ai fitoi bindshëm në garën për zgjedhjet lokale në bashkinë e Fushë-Krujës duke u zgjedhur kryetar. Pat provuar edhe në garën e madhe të zgjedhjeve të përgjithëshme të qershorit 2009 duke u renditur i shtati në listën e PS-së në qarkun e Durrësit, ku futet edhe Fushë-Kruja. Shtatë muaj pas zgjedhjeve të 8 majit (ky duhet të jetë numër me fat) ai mund të bëhet deputet nëse zgjedh të lërë postin e kryebashkiakut për të marrë vendin e lënë vakant nga Rudina Seseri, deputete e Krujës. “Po mendohem”, i ka thënë Gjoni një të përditshmeje ndërkohë që, kur është pyetur për dorëzimin e mandatit nga kolegia dhe patriotja Seseri, ai nuk ka mundur të jetë politikisht jo korrekt. “Rudina është këmbëngulëse për realizimin e premtimeve të fushatës dhe duke qenë se ajo ishte në opozitë e ka patur të pamundur t’i mbante ato premtime. Ajo ka integritet dhe për këtë ka vendosur të largohet”, ka shpjeguar ai. Siç mund të jetë edhe diçka tjetër: Seseri nën trysni kuptoi se nuk mund të ishte deputete-vajtje ardhje: 6 muaj në New York e pak ditë në Tiranë e Krujë.
H.B.
Comments
Rudina na u paraqit si nje

Rudina na u paraqit si nje gjeni qe po vinte ne Shqiperi per te na shpetuar, duket se Edvini mbante mend kengen

"Kruje o qytet i bekuar prite pprite Skenderbene te shpetoje memedhene".

Rudina as qe denjoje te rije ketu me ne, me dy enveret sali dhe edvin, sepse erdhi vetem qe te behej ministre.

Ajo i tregoj shqiptareve se kush e do vendin rri ketu ose kthehet menjehere dhe jo per karriere.

GOMARIN E NXJERRE NGA BALTA I ZOTI

Është mëkat që njërzë të

Është mëkat që njërzë të tillë të largohen nga vendi o popull po shesim miellin dhe po mbajmë kundret jasht zakonisht keq

E ç'na duhet Rudina Seseri

E ç'na duhet Rudina Seseri neve kur kemi me bollëk "mendjendriturit" si puna e Çiljetës, Albana Vokshit, Mesila Dodës, Dash Sulit, Ed Palokës, Aldo Bumçit, Lul Bashës, Ilir Kryemadhit e një qerre dallkaukësh e injorantësh të stanit të Saliut?

Nuk je objektiv.Je treguar

Nuk je objektiv.Je treguar shume i njeanshem.Ku e le Erion Braçen ti shok,vlera e parlamentarizmit shqiptar,po Namik Doklen e Skender Gjinushin,pse nuk i permend.

Add new comment