Thaçi vjen me ngut të takohet me Berishën: Çfarë pritet të ndodhë në Kosovë?

Postuar në 19 Dhjetor, 2011 15:32

Pas vizitës së sotme në Kosovë të kancelares Merkel, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u nis papritur për një takim urgjent me Kryeministrin e Shqipërisë, Z Sali Berisha. Arsyeja se Thaçi do të ishte pjesëmarrës në promovimin e librit të Fevziut “Enver Hoxha” duket më shumë si gjetje sesa si arsye e vërtetë. Pritja e ngrohtë e rezervuar për Merkelin, e cila u justifikua me mbështetjen e kancelares për veprimet e fundit në veri të Kosovës nga forcat e Eulex-it, ku më aktivet ishin ato gjermane, duket se nuk mban shumë erë vërtetësi. Aq më tepër paraqitja e vizitës në mesin e krizës së Euros, si mbështetje e axhendës së integrimit europian, duket akoma më e pamundur. Takimet e këtij lloji në përgjithësi janë të një rangu më të ulët. Dyshimin më të fortë nga Kosova e hedh në Facebook gazetari Avni Zogiani, i cili beson se takimi Thaçi-Berisha është për të kërkuar ndihmë nga ky i fundit për një status special të veriut të Kosovës. Ndoshta Zogiani gabohet, por ngelet për tu parë si histori.

E.K.

Comments

Submitted by bama (not verified) on

<p>A ju kam thene qe Shqiperia do te futet shume shpejt ne Europe , por pjese pjese ?</p><p>Ideator dhe realizuaes i ketij &quot;Plani&quot; eshte vete Imperator Sali Berishoviç !&nbsp;</p><p>Nje pjese te Sjhqiperise e futi ne Europe duke ia dhene grekut (ishte pak veshtire per truall , keshtu qe fali detin) kur i dha detin shqiptar ! Trualli paraqet veshtiresi , por masat jane marre dhe lapidaret greke tani jane prezent duke percaktuar edhe kufirin ! Meqenese Serbise iu afrua me pare hyrja ne Europe , ooppaa doli dhe zgjidhja per veriun ! Ia falim Serbise , keshtu edhe nje pjese e Shqiperise hyn ne Europe !&nbsp;</p><p>Do te ankohet ndonjeri &quot;qe po beme keshtu i humbi fara dhe emri Shqiperise ...&quot; ? Po pa me thoni cfare rendesie ka emri ? Akoma me gjera formale merreni juve ? Rendesi ka qe individet shqiptare te jetojne si anetare te Europes ......! &nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.