Si e kemi financuar rritjen ekonomike?

Postuar në 20 Dhjetor, 2011 02:28

Ky vit që po mbyllet shënon vitin e 14-të që, sipas shifrave zyrtare, mbyllet me rritje ekonomike në Shqipëri. Si është financuar kjo rritje? Studime të FMN-së dhe bankës Botërore kanë përmendur shpesh dërgesat e emigrantëve si një burim i rëndësishëm financimi për rritjen ekonomike shqiptare. Por shifrat zyrtare të rritjes vjetore të borxhit publik tregojnë se edhe ky i fundit ka qenë një burim po aq i rëndësishëm i financimit të rritjes ekonomike në Shqipëri. Rritja mesatare vjetore e borxhit publik në vitet 2001-2005 ka qenë diku tek gjysma e rritjes mesatare vjetore të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Ndërsa në vitet 2006-2011 rritja mesatare vjetore e borxhit publik ka qenë diku tek  65% e rritjes mesatare vjetore të PBB-së. Në vitin 2009, për shembull, rritja e vjetore e borxhit ka qenë 87 miliardë lekë, ndërkohë që rritja e PBB-së ka qenë vetëm 62 miliardë lekë. Ndërsa këtë vit, rritja e PBB-së ka qenë pothuaj e barabartë më rritjen vjetore të borxhit.

Kryeministri ynë thotë se rritja e borxhit nuk përbën problem për ekonominë shqiptare. Por kështu thoshin edhe kryministrat grekë në dekadën që shkoi...

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.