Për nostalgjikët, KQZ sot ofron një tjetër show: referendumin për plehrat

Sot në orën 11:00 KQZ-ja mblidhet për të shqyrtuar në rend dite Projekt-vendimin: “Për shqyrtimin e kërkesës së gjashtëmbëdhjetë nismëtarëve për pajisjen me fletë-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendum të përgjithshëm për shfuqëzimin e një pjese të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menazhimin e integruar të mbetjeve”.
Kjo është përpjekja e dëshpëruar e një grupi njerëzish që me anë ligjore të mbrojnë vendin nga një ligj i cili rrezikon jo vetëm mirëqenien e brezave të sotëm, por sidomos të atyre të nesërm.
Roberto Saviano në një intervistë me Rudina Xhungën të para do kohëve, u shpreh se “Çdo minierё do t’ju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash, çdo fabrikё e braktisur do t’ju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash. (...) Kёshtu qё ky operacion, nёse nuk kontrollohet, pas pesё vjetёsh ne do tё takohemi pёrsёri dhe do tё themi se si vallё periferitё e qyteteve shqiptare, fshatrat shqiptare janё plot me mbeturina toksike, mbeturina italiane, mbeturina ballkanike.”
Nëse nuk kontrollohej dot Gërdeci, aq më pak ka shanse të ndërtojmë kapacitete të përgjegjëshme për kontrollin e importit të plehrave.
Për fat të keq, edhe e drejta qytetare për referendum duhet të përplaset në dyert e një institucioni gati-gati qesharak kur vjen puna tek marrja e vendimeve me sens, që është KQZ.
k.c.
Comments
Vrases!!!
<p>Vrases!!!</p>
Add new comment