Berisha në Ditën e Albanologjisë: Rishkruani historinë!

Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar sot nga historianët dhe studiuesit shqiptarë që të ridimensionojnë historinë e vendit dhe të pasqyrojnë ngjarjet e rëndësishme të kombit me vërtetësi, duke u shmangur nga interpretimi që u ka bërë komunizmi, raporton noa.al.
Sot është dita ndërkombëtare e Albanologjisë, dhe Berisha në fjalën e mbajtur në hapjen e punimeve, dhe u shpreh se “100 vjetori i Pavarësisë është momenti për nxjerrjen në shesh të të vërtetave të mëdha të kombit”. Ai shtoi se është detyrë e historianëve që të zgjidhin problemin e raportit të kombit me historinë dhe të vërtetën.
Zgjedhja e ditës ndërkombëtare të Albanologjisë për të kërkuar të tilla sipërmarrje është fort e çuditëshme, përderisa albanologët nuk mund të shkruajnë historinë politike të Shqipërisë. Dëshira për të vërtetën vlen të lavdërohet, por të vërtetat historike nuk bëhen me plane 6-mujore si gjykatësit.
Kryeministri do të ndjehet i lehtësuar kur të marrë vesh që historia ka nisur tashmë të rishkruhet me shpejtësi nga njerëz që i duan të mirën. Ai ka do kohë që ka zënë rolin e Enverit në librat shkollorë të historisë së tranzicionit, ku edhe Jozefina Topalli zë më shumë vend se Nënë Tereza.
k.c.
Add new comment