Raporti i FMN-së i lexuar me syze të ndryshme

Të përditshmet tona merren sot dhe me një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar me titull “Impakti i Krizës Globale mbi Europën Juglindore”. Dhe i veçojnë e i nënvizojnë gjërat në përputhje me politikat e tyre editoriale. Ja tre sosh:
Panorama: “Shqipërinë e shpëtuan nga kriza një sërë faktorësh, duke filluar me privatizimet, politikat fiskale të qeverisë, politika monetare dhe stimuli që iu dha biznesit përmes kreditimit. Janë këta disa nga faktorët që ekspertë të FMN-së mendojnë se janë pika kyçe që bënë që vendi ynë të ecte në kah të kundërt me vendet e tjera të grupit të Europës Juglindore, duke evituar recesionin”.
Shqip: ”Duke u ndalur te vendi ynë, ekspertët e Fondit Monetar nuk kanë lënë pas situatën me borxhin publik, i cili ndodhet shumë pranë nivelit 60 për qind, dhe që kërcënon ekonominë për shkak të kostove për shlyerjen e detyrimeve. Shqetësimi i institucionit të lartë monetar lidhet me mungesën e masave të nevojshme për të përballuar të ardhmen, të paktën deri në 2013-n”.
Mapo: “FMN-ja thekson në raportin e fundit, se Shqipëria e ka përballuar mjaft mirë krizën globale, dhe ka evituar recesionin që kapi vendet fqinje, duke rezultuar me borxhin e jashtëm më të ulët ndër gjashtë vendet e rajonit”.
Cili është thelbi i raportit? Do duhet ta lexoni vetë.
Re.Pu.
Add new comment