Taksa e sheshtë? Ulja e shpenzimeve? Jo, faleminderit.

Postuar në 22 Dhjetor, 2011 17:13

Gazetari dhe analisti Jeff Madrick ka rreshtuar në huffpost.com disa ide ekonomike, të cilat, sipas tij, janë më të këqijat e vitit. Ato kanë lidhje me ekonominë amerikane e globale, por diskutimi mbi ndonjërën sosh ka vlerë edhe për në Shqipëri. Ideja e parë e keqe është ajo që thotë se duhet adoptuar se s’bën taksa e sheshtë. Nëse dikush do të vinte në jetë projektin fiskal të Herman Cain-it të quajtur ‘9-9-9’ (dmth një taksë e nivelit 9% mbi fitimin, mbi korporatat dhe drejtëpërdrejtë mbi blerësit), do të rezultonte se ata që kanë të ardhura mbi 1 milion dollarë/vit do të paguanin në formë taksash disa qindra mijra dollarë më pak, ndërsa ata që fitojnë 40-50 mijë dollarë/vit do duhet të paguanin rreth 4-5 mijë dollarë më shumë.

Ideja e dytë është ajo që thotë se shkurtimet e shtrëngimet në buxhet (austerity) japin rezultate. Ajo që po bën Europa (po bëjnë shkurtime e po vendosin kufizime për të mbajtur deficitin poshtë një niveli të caktuar) do të ulë rritjen e ekonomisë, e rrjedhimisht do të sjellë paradoksalisht rritjen e deficitit. Shenjat po duken, Britania që adoptoi strategjinë austerity, është duke vuajtur më shumë se të tjerat. Teknikat austerity nuk kanë treguar në asnjë rast se janë të vlefshme, gjë që sot po e pranojnë dhe ekonomistët e FMN-së.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.