Koreja e Veriut: Lotë e ngashërim për “udhëheqësin e shtrenjtë”

“Dëshpërimi për humbjen e leader-it është i jashtëzakonshëm“, thotë një punëtor me sytë e përlotur. Por aty për aty pohon besimin absolut, se ai që do të trashëgojë komandën e gjërave në Korenë e Veriut do të jetë luajal me kauzën: “Për aq kohë sa kemi Kim Jong-un-in, vendi ynë do të jetë i sigurtë” (Kim Jong-un është djali i diktatorit të vdekur).
Film i njohur për ne. Sigurisht, jo në këto nivele, pasi komunizmi shqiptar nuk ndoqi logjikë dinastike, por sfondi i përzishëm pas vdekjes së ‘njëshit’ është po ai. Zija në Kore do të vijojë deri në datën 29, dhe çdo ditë janë me mijra njerëzit që vihen në radhë, me shpresën se do të mund të shohin trupin pa jetë të Kim Jong-il-it. Por homazhet nuk bëhen vetëm në kryeqytet. Bëhen kudo, pasi janë improvizuar vende homazhi në çdo pikë të vendit, ku njerëzit përkulen përballë portretit të “udhëheqësit të dashur”. E njëjta ndodh nëpër rrugë. Me të parë një portret të tij, njerëzit përkulen në shenjë nderimi. Të shumtit i dorëzohen ngashërimit. Një komb i tërë e ka identifikuar veten me të.
RE.PU.
Add new comment