Diktatori Kim Jong Il, i vrarë?!

Bota është plot me teori konspiracioniste, por më e fundit ia kalon edhe asaj të Marilyn Monroe-së. Sipas burimeve të paidentifikuara të shërbimit të inteligjencës ushtarake japoneze, diktatori koreanoverior, Kim Jong Il, në të vërtetë është vrarë të shtunën e kaluar si pasojë e një lufte të egër për pushtet në Azinë Lindore. Vrasja e Kimit u pasua nga një sërë arrestesh të zyrtarëve të lartë të policisë japoneze që kishin lidhje me Korenë e Veriut, si edhe nga përzënia e 6 agjentëve të CIA-s, thonë burimet nga Japonia.
Teoria konspirative vijon me faktin se vrasja e Kimit e ka lënë Yasuhiro Nakasone-n, agjentin kryesor të Koresë së Veriut dhe Rothschildëve në Japoni, pa një bazë ku të mbështetet në rajon, siç pohojnë zëra të nëndheshëm. Ndërkohë në Korenë e Veriut ka plasur një betejë mes fraksionit të Rothschildëve, i cili kërkon të instalojë në pushtet njeriun e tyre, Kim Jong Un, çka do t’i hapte rrugë krijimit të një Banke të Rothschildëve në Korenë e Veriut, kundër klikës ushtarake të Koresë e cila kërkon pavarësi nga kontrolli i Rothchildëve. Të tëra të dhënat vijnë nga Japonia, por burimet nuk pranojnë të identifikohen me emra. Kjo betejë, mendohet të jetë pjesë e një plani për dominim global nga një grup i pajisur me pushtet ekonomik e politik global.
E tëra kjo ngjan si një film i bukur. Por... mjafton të kujtojmë historinë e “vetëvrasjes” së Mehmet Shehut apo fraksionet pro-jugosllave a pro-kineze, atëherë kur ishim një vend i ngjashëm me Korenë e Veriut. Nganjëherë, gjërat më të pabesueshme, qëllon që të jenë dhe më të vërtetat.
k.c.
Comments
Ky budallalleku me brire ketu

Ky budallalleku me brire ketu siper e ka emrin lajm apo si?

Te kujton ato raportet sekrete injorante te CIA-s per Shqiperine e viteve 1970 kur thoshin se fraksioni i Ballukut po luftonte per pushtet kunder atij te Hoxhes, po ky i fundit ia doli te fitoje.

Apo ato lajmet e TANJUG-ut pas vdekjes se Mehmet Shehut sipas se cilave Shehu nxorri pistoleten ne Byrone Politike per te vrare Hoxhen, por njerezit e Hoxhes ishin me te shpejte dhe e palosen Shehun.

Pfffff ... profka. Pse do t'a vrisnin Kimin Senior? Ai ishte ne buze te varrit. Pastaj ne diktature, sidomos te eger si ajo e Korese se Veriut, njeshit as nuk i afrohesh dot per t'a pershendetur. Ushtaraket, etj. jane hica qe jetojne me meshiren e njeshit. Doni shembull te mire e konkret per kete? Shqiperia komuniste e Enver Hoxhes.

Tung,

Blendi

Nji gja ne fakt asht ma se e

Nji gja ne fakt asht ma se e sigurte dhe e vertetueme ma vone, se Stalinin e kan vra, jo me arme, por me ilaçe. Prandej ne rregjimet diktatoriale ndodhe gjithçka fshehtas, natyrisht. Mandej a asht real ky varianti qe jepet ma siper o ndonji variant tjeter, kete do ta nxjerr koha.

Po ca teorish konspirative e

Po ca teorish konspirative e rraciste jane keto. Dolen dhe ne Kore Rothchildet tani.

Po mos boto budalliqe keshtu me mire fut nje link youtube ndonje cideo me papagall ose lepurusha.

Add new comment