Hiper-protagonizmi i Agollit në gazeta

Java shtatë e Dritëro Agolli tetë. Herë në një gazetë e herë në një tjetër, por përgjithësisht tek Panorama, të cilën e parapëlqen prej vitesh, ku del prore në faqe të parë, lajm mbi lajmet, shoqëruar me fotografi. Është personazh simpatik Agolli. Janë përpjekur ta vizatojnë si një demon në kohët kur shpata i ka prerë majtas e djathtas, por detraktorëve të tij nuk u ka ngjitur kjo punë. Dhe jo vetëm për këtë gazetarët e kanë kërkuar gjithë kohën; sapo ka ndodhur diçka në vendin e shqipeve, gazetarët e kanë mbajtur frymën tek Agolli për t’i marrë një mendim.
Në kundërshtim me ç’mund të mendohet, Agolli ka ditur edhe të refuzojë. Madje, ka shumë gjasa që të shumtët e gazetarëve që i kanë trokitur në derë për një intervistë, t’i ketë kthyer mbrapsht me duar bosh. Por ka ca kohë që nuk di të refuzojë. E ka kapur një ngasje e madhe për protagonizëm. Dhe nuk d’i të thotë jo. Sidomos Panoramës. Mirëpo e gjithë kjo nuk i bën mirë. As atij, as gazetës.
P.S. Në numrin e sotëm të Panoramës tregohej se si Agolli feston kërshëndellat e Vitin e Ri tok me gruan, fëmijët e fëmijët e fëmijëve.
Re.Pu.
Comments
Na ishte njehere ... DRITERO

Na ishte njehere ... DRITERO AGOLLI !!!

O Muço ! Para disa ditesh

O Muço !

Para disa ditesh na doli disident e i persekutuar bashkeluftetari Saliut -Mehmet Elezi.

Tashti doli dhe Driteroi a di ti kush do dali tjeter. Megjithese ata per persekutim e

disidence nuk ja dalin dot Ismailit.

Drejt e ke o Cufo. Tashti

Drejt e ke o Cufo.

Tashti keta po na vjedhin dhe persekutimin.

Komunistat nuk dorzohen.

Komunistat nuk dorzohen. :D

Po he se ka edhe me keq se keq.

Add new comment