Pollo mbron Censusin: Refuzimi ishte vetëm 1,04 për qind

Postuar në 25 Dhjetor, 2011 07:06

Rezultatet e Censusit kanë zënë të dalin çikë e nga një çikë, dhe të gjitha të dhënat që jepen futen në filtrin e dyshimit, nënvizohen, krahasohen, ballafaqohen me perceptimet, kundërshtimet, të dhënat e mëparshme, etj. Kush ka pasur vërejtje para e gjatë procesit, kapet fort pas të dhënave “kontradiktore”, dhe mbi to motivon vijimin e fushatës kundër Censusit. Por njeriu që ka dalë në skenë si organizatori i këtij Censusi, Genc Pollo, i hedh poshtë pretendimet e zërave të tillë.

Debati është fokusuar gjatë gjithë kohës tek përmasa etniko-religjioze e këtij procesi, dhe Pollo gjen rast, këtë herë ndoshta mbi bazën e të dhënave të përpunuara të INSTAT-it që atij mund t’i kenë mbërritur përpara nesh, të hedhë poshtë insinuatat e dyshimet. “Zhurma, shpeshherë me fjalë boshe që e shoqëroi censusin, ishte e motivuar nga arsye krejt të tjera dhe nuk lidhej me censusin dhe numërimin e popullsisë; ajo që e dallon këtë census nga ata të mëparshmit ka qenë përfshirja e të gjitha minoriteteve”, tha ai mbrëmë për televizionin AS, duke nxjerrë si argument kryesor shkallën e ulët të refuzimit: “shkalla e refuzimit të popullsisë ishte 1.04 për qind, pra, jashtëzakonisht e ulët, më e ulët se sa në vendet e Europës Perëndimore".

Gazetari do duhej ta pyeste pse po vonohet përpunimi i të dhënave që kanë të bëjnë me çështjet “delikate” të etnisë e të fesë, por një pyetje e tillë nuk iu bë.

E.G.

Comments

Submitted by reformer (not verified) on

Loja me shifrat eshte bere nje sport i preferuar per politiken, duke e zevendesuar realitetin me nje fiction, ku cdo gje shkon per bukuri.

Kjo i ngjan makines qe ecen me drita te fikura ne erresire, pa frena dhe pa asnje sinjal alarmi.

Por meqenese cdo gje eshte perceptim, dhe perceptimi mund ti beje njerzit te lumtur, atehere ne rrisim shifrat per te permirsuar perceptimin.

Eshte e njejta recete qe perdorej edhe ne socializem,

te fundit ne Europe, por krenare,

te varfer, por serisht te lumtur...

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Krejt e vertete. Per ta pase mire me te gjithe, politikajt jane te gatshem te falsifikojne realitetin. Pamvarsisht nga falsifikimet, realiteti e nxjerr koken e vet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.