E keni marrë vesh? Sot fillon Festivali i 50 në RTSH.

Sot hap siparin Festivali i 50 i këngës në RTSH. Ka kohë që ky festival nuk është veprimtaria më e rëndësishme muzikore e vitit në TV, por vijon sidoqoftë të ketë një nënfish të asaj magjisë inerciale të njëherë e një kohe. Këtë radhë është dhe numri 50 që e ka bërë kureshtare si ngjarje, gjë që duket dhe tek një interes më i madh i krijuesve, këngëtarëve, etj (festivale të tillë me numër të rrumbullakosur përmenden më shumë në histori). Madje, u fol ca kohë se në themel të prishjes së Adi Krastës me Top-channel-in ish dëshira e të parit për të prezantuar të 50-in festival në RTSH.
Ky festival është imitim i Sanremo-s italiane. Por ka një gjë që nga Sanremo nuk u mor asnjëherë. Atje, ka një prezantues të vetëm, zgjedhja e të cilit shndërrohet në një ngjarje nacionale, dhe është ky që zgjedh bashkëpunëtorët e vet, përfshirë një a dy prezenca skenike dekorative (velina, aktore të bukura, komikë, etj), dhe ky prezantues/e ka kompetenca të forta në drejtimin e gjithë aktivitetit (që nga zgjedhja e këngëve, e të ftuarve, etj). Ky prezantues zgjidhet ndër ata që kanë shkëlqyer gjatë vitit në fushën e show-t televiziv.
Ndërsa festivalin tonë të 50 të këngës në RTSH do ta drejtojnë një aktor (Kreshnik Xhelilaj), i cili ka një marrëdhënie zero me televizionin e me skenën e show-t, një prezantuese e programeve sportive, dhe një vajzë që ka fituar konkursin e bukurisë Miss Albania në vitin 1995, por që sot merret me shitje fustanesh të nusërisë.
Re.Pu.
Comments
urrraaaa

urrraaaa

Nuk di nese ne themel te

Nuk di nese ne themel te prishjes se Krastes me Topin ishte mundesia e drejtimit nga ai te festivalit por nga cfare thuhet brenda TVSH -se u mor vesh qe Krasta vendosi te terhiqej nga prezantimi i festivalit jubile kur mesoi se ne cfare situate sa per te qeshur e po aq per te qare hallin u gjend Petrit Beci nen presionin e paprecedenete te Ardit Gjebrese e Aleksander Frangajt qe Adi Krasta te mos "shkelte" ne TVSH -ne e Partise...dhe sidomos te mos "shkelqente" nje festival qe rrezikon edhe ashtu si eshte "prestigjin" e "kenges magjike" ...

Qef o qef sonte!...C'te bej

Qef o qef sonte!...C'te bej une qe s'ma kap televizori ?

Add new comment