Ndoshta shpejt do të themi: Më mirë kur ishin thjesht armiq

Takimi mes kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kreut të PS-së, Fatos Nano, është fiksuar edhe në celuloidin e fotografëve zyrtarë të kryeministrisë. Dhe jo vetëm kaq. Kryeministria në seksionin e fotove me aktivitetet e kryeministrit e ka bërë publike fotografinë e takimit Nano-Berisha gjatë kohës që ata po i përcillnin urimet e krishtlindjeve Rrok Mirditës.
“KM Berisha dhe bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha vizituan Katedralen e Shën Palit, në Tiranë, me rastin e Krishtlindjes”, është diçitura e fotos në faqen e kryeministrisë.
Takimet e shpeshta, edhe pse kanë qenë për më shumë se një dekadë armiq tq përbetuar, tregon se këto dy personazhe vlerën e tyre të vetme të treguar në publik kanë patur përballjen mes tyre. Dalja e Nanos nga politika ka bërë që Berisha të duket i vjetër dhe i zëvendësueshëm, por duket që kryeministri nuk ka ndërmend të bëjë “pas” në lojën e pushtetit. Si duket ideja e re është që të kthejë në lojë Nanon, që ky i fundit të jetë aktiv. Nano me siguri nuk do të thotë jo, ndaj kësaj ‘bujarie’ të ofruar nga ish armiku. Ndoshta dikur do themi: më mirë kur ishin thjesht armiq, megjithëse në CV-të e tyre është dhe viti ‘97.
A. Kananaj
Comments
Po na vjen fati ne dericke.
<p> Po na vjen fati ne dericke. Hapni kanatat...</p>
Add new comment