Legalizohen kioskat e “kunatit të shokut Lulzim”

Kryebashkiaku Lulzim Basha vendos të legalizojë kioskat e ngritura nga kunati i tij, në qendër të Tiranës, pranë Rrugës “Murat Toptani”. Kjo raportohet në gazetën “SOT”, e cila zbardh kështu një tjetër aferë të kryebashkiakut Basha, i cili megjithëse ka vetëm pak muaj në krye të Bashkisë së Tiranës, nuk resht nga skandalet me punët dhe veprat publike, të cilat vazhdon t’i përqendrojë në duart e familjes e miqve të tij, si dhe të kryeministrit Berisha. Në gazetën Sot thuhet se, pasi i dha leje 1 mujore kunatit të tij Erion Isufi, që të ngrinte në zemër të kryeqytetit një minifshat me birrari dhe mëngjesore, ku nga ky projekt do të fitonte rreth 90 mijë euro, Basha vendosi t’i legalizojë kioskat e këtij biznesi, me pretendimin se kështu do të ndillen turistët e huaj, të cilët janë gjithnjë në kërkim të gjërave të veçanta nëpër qytete e shtete të ndryshme të botës.
Mesa duket Lulzimi mendon se turistët në vend që të shohin themelet e Tiranës së vjetër që ndodhen në të njëjtën rrugë, duan të hanë qofte me yndyrë. Turistët e Lulit janë shumë pak turistë dhe shumë të uritur. Ka sens po të mendosh që Evropianët janë në mes të një krizë ekonomike.
A.Kananaj
Comments
Shpresoj qe kjo mos te jete e
Shpresoj qe kjo mos te jete e vertete. Do merret vesh pas 2 janarit.
Mes shume se per te treguar
<p>Mes shume se per te treguar aferat e Lulit,radikali i majte ,me duket se ka hall te luftoje"kapitalizmin gjakpires".Po,ketu jam me te edhe une.</p>
Mos u çuditni! AI
<p>Mos u çuditni! AI "STAN"...ate bylmet ka !!! </p>
Kaq truthare jane kta te
<p>Kaq truthare jane kta te PD-se sa te skemat e vjetra e kane mendjen prape.</p><p>Une propozoj qe rruga te ripagezohet me emrin "Rruga Lul Qoftja".</p>
Add new comment