Serbët e veriut të Kosovës, planifikojnë referendum!

Postuar në 26 Dhjetor, 2011 08:40

Lajmet nga agjensia serbe Tanjug, bëjnë me dije se Kryebashiaku i Mitrovicës Krstimir Pantić ka deklaruar dje se ka në plan të mbajë një referendum në Veri të Kosovës pikërisht në ditën e Pavarësisë së saj, më 15 Shkurt. Kjo lëvizje, është pjesë e përpjekjeve të fundit serbe për të ndaluar njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e kushtëzuar me pranimin e Serbisë si vend kandidat për në BE. Ky referendum, u vendos pas një mbledhjeje të përfaqësuesve serbë nga katër bashki, të mbledhur në Zveçan.

Pasi tha se marrëveshja e qarkullimit të lirë mes Kosovës e Serbisë është e papranuehsme për ta, Pantić nguli këmbë se barrikadat nuk do të hiqen. Edhe nëse KFOR-i dhe EULEX-i i heqin ato, ai deklaroi se do të ngrenë të tjera. Për fat të mirë, pavarësia e Kosovës nuk varet nga puna e vullneti i shqiptarëve, përndryshe serbët e mirorganizuar në politikën e lobimet e tyre mund t’ia kishin dalë ta pengonin. Të paktën 4 shtete europiane ia kanë bërë të qartë presidentit Tadiç se nuk kanë për të pranuar Serbinë në BE nëse ajo nuk njeh Kosovën, sipas një interviste të Ministrit të Brendshëm serb dhënë para disa ditësh për radion B92.

n.s.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.