“Partia Faqezi” dhe hyrja në ujë e popullsisë

Siç kemi njoftuar në një lajm të mëparshëm në respublica.al (http://www.respublica.al/artikuj/2011/12/26/berisha-shpall-armikun-publik-numer-1), Berisha ka deklaruar se fakti që vetëm 1% e shqiptarëve refuzuan të marrin pjesë në Census, tregon se “Partia Faqezi” përkrahet vetëm nga 1% e shqiptarëve. Këtu ai ka aluduar për Aleancën Kuqezi, e cila bëri thirrje për bojkotim të Censusit, për shkak të përfshirjes në të të pyetjeve rreth etnisë dhe fesë. Por vërtet të ketë qenë refuzimi i pjesmarrjes 1%?
Në bazë të shifrave zyrtare të INSTAT-it, në dekadën e fundit kanë lindur mesatarisht rreth 50 mijë vetë në vit në Shqipëri dhe kanë vdekur rreth 25 mijë në vit. Pra, në qoftë se nuk do të kishte fare emigrim, popullsisë rezidente në Shqipëri do t’i ishin shtuar rreth 250 mijë vetë. Por sipas Censusit, popullsia jo vetëm nuk u shtua, por përkundrazi hyri në ujë me rreth 240 mijë vetë. Dhe shpiegimi që dha INSTAT-i ishte se kjo tkurrje ka ardhur nga emigracioni. Me fjalë të tjera, sipas INSTAT-it i bie që rreth gjysëm milion shqiptarë të kenë emigruar vetëm gjatë dekadës së fundit (ndërkohë që asnjë emigrant të mos jetë kthyer në Shqipëri). Një skenar jo fort i besueshëm ky!
Mos ndoshta refuzuesit e Censusit kanë qenë më shumë se 1-përqindëshi që thotë Berisha?
E.Zaloshnja
Comments
E ce vrisni mendjen. Ai ja ka

E ce vrisni mendjen. Ai ja ka marr doren politikes se ka bo format e edukimit ne parti. Sa me ashper reagon ai apo Rama aq me OK jeni ju. Te pakten dikush po mendon te shkeputet nga format arkaike komuniste dhe po del me nje platforme mbarekombetare.

Komunistet perkrahin njeri tjetrin sipas parulles opozitare por vellezer. Duhet te vije nje force tjeter qe te zhduke korrupsionin dhe te na pastroje nga keta felliqesira.

Para se te analizojme ato qe

Para se te analizojme ato qe thote Berisha per shifrat e Inistatit, duhet te analizojme Instatin dhe shifrat e tij.

Ne Greqi loja me shifrat doli nje shaka shume e hidhur.

Per faqezi e dime shume mire

Per faqezi e dime shume mire kush osht aty, nje i mjere qe vazhdon te jete ne pushtet deri sa te mundet me gjdo menyre te mundshme, me shitje deti, shitjen e kishen ortodokse Shqiptare, me shitje teritori te shteti ne gjake armike i shqiptareve, Greqise se falimentume. E bani censusin pershesh e lesh e per shqiptare vetem mjerim e diskrimin ne shtetin e tyne e per Kosove e dime qka ka ba berisha i ka ushqy trupat e makinerite serbe me nafte ne menyre ilegale e fitoi pare kurse neve shqiptareve te kosoves na masakroj serbi familjet vllaznit e motrat fale kontributit te berishes qe ja beri serbise. Ky e meriton varje publike midis Shqiperise qe ta shohin krejt shqiptaret dhe ta festojne si vdekjen e millosevicit.

Add new comment