Festivali 50-të në RTVSH - Highlights

Mbrëmë ka filluar festivali i fundvitit në RTVSh. Për ata që vuajnë për pak argëtim të shëndetshëm, disa nga momentet e spikatura ishin këto:
* Skenari ishte një kuic i vazhdueshëm, ku të gjithë këngëtarëve që donin të përqendroheshin te kënga e tyre, para se të fillonin u bëheshin pyetje të tipit, “Ka pasur më shumë meshkuj a femra në 50 festivale, dhe sa”? Dhe vërtet, kush nuk ishte kurioz për të marrë vesh se Jorgo Papinxhi ka qenë 58 herë pjesëmarrës i festivalit me 50 edicione?
- Salla e këngëtarëve dukej sikur ishte një kopje e asaj të Këngës Magjike. Të njëjtat perde, i njëjti vend, e ndoshta të njëjtat tavolina.
- * I paharrueshëm dialogu mes prezantuesve dhe gazetares në sallën e këngëtarëve:
Prezantuesi në skenë: kanë emocione kompozitorët?
Gazetarja në sallë: kompozitorët nuk kanë, se ua kanë lënë rradhën këngëtarëve
Prezantuesja në skenë: po edhe ata duhet të kenë, se edhe ata presin nëse kënga e tyre do të fitojë.
Gazetarja në sallë: epo ai është muhabet tjetër.
- * Drejtori i TVSh, figuron në titra si producent.
- * Koha e jurisë për të vendosur 10 këngët që do të kalonin në natën tjetër (nga 14) ishte sa dy këngët përshëndetëse. Kur u mor zarfi, u pa që juria s’kishte lëvizur nga vendi, serioze dhe e heshtur. Duke gjykuar shtrirjen e tyre në krejt rreshtin e parë, shansi që të ishin konsultuar në mënyrë profesionale e me debate konstruktive mes njëri-tjetrit dukej i vakët.
- * Sa për Nik Xhelilajn, ai nuk mbeti pa i shpëtuar “mallkimit” të aktorëve që tentojnë të prezantojnë festivale. Nikun, ia vlente vetëm ta shihje ‘mute’.
Nata e dytë e festivalit vijon sonte, dhe gjasat për argëtim të shëndetshëm janë të mëdha.
K.Cukali
Add new comment