Nga Max Weberi tek Giovanni Sartori: Politika si profesion

Postuar në 27 Dhjetor, 2011 07:29

Giovanni Sartori, një profesor shumë i dijshëm në shkencë të politikës, ka shkruar një artikull në të përditshmen il Corriere della Sera, ku denoncon varfërinë në ide të politikës italiane. Dhe midis të tjerash, duke i bërë jehonë librit të famshëm të Max Weberit ‘Politika si Profesion’, Sartori u jep munxët politikanëve profesionistë. Sipas tij, problemi është pikërisht ky: “Është shtuar shumë e është konsoliduar klasa e njerëzve që merren me politikë, e që s’dinë të bëjnë gjë tjetër në këtë botë”. Sipas tij, ky lloj politikani, nëse humb vendin e punës, humbet çdo gjë e mbetet i papunë.

Sartori e lidh këtë me mundësinë që u është dhënë klasave të varfëra për të hyrë në politikë, dhe nuk e fsheh se për të kanë qenë të arta kohët, kur me politikë merreshin vetëm gentlemen-ët e kamur, të cilët s’kishin nevojë të paguheshin nga politika e të cilët politikën e zgjidhnin si pasion civik.

Politikanët profesionistë egzistojnë kudo, por – përfundon Sartori – “në Itali janë më shumë se gjetkë, e prandaj jemi në vendin e 69 përsa i takon korrupsionit” (në Shqipëri mund të bëhej një listë e gjatë me ata, që janë pasuruar nga politika e që, po t’i hiqje nga politika, do mbeteshin rrugëve si njerëz dosido; po Sartori nuk ka ide mbi këtë).

M.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.