Ndërtuam shumë banesa – po tani ç’do të bëjmë?

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Berisha u fokusua te rezultatet e Censusit 2011, që sipas tij, faktojnë zhvillimin e Shqipërisë. “Censusi tregon djersën e madhe që kanë derdhur shqiptarët dhe shfrytëzimin që i kanë bërë iniciativës së lirë, për të ndërtuar banesat e tyre. Në pasurinë më themelore të njeriut, që është banesa, e kanë vendosur Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara. Censusi fakton se në Shqipëri sot janë 280 banesa për 1 mijë banorë. Shqiptarët në 10 vite kanë ndërtuar më shumë se 25 kombe të tjera në 30 vite" – deklaroi Berisha.
Në fakt, duke mbajtur çmimet fikse, rezulton se sektori i ndërtimit ka patur një rritje prej pothuaj 300% gjatë dekadës së fundit. Pra, parë thjesht nga pikëpamja aritmetikore, duket qartë roli i këtij sektori në rritjen ekonomike. Dhe marrëdhëniet e rritjes së sektorit të ndërtimit me rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto nuk janë vetëm aritmetikore. Ky sektor ka luajtur rolin e lokomotivës në matricën e prodhimit ekonomik shqiptar. Kjo, sepse, deri më sot, ka qenë sektori më i ndërlidhur me sektorët e tjerë. Kështu, ndërtimi i ndërtesave ka stimuluar prodhimin apo tregtinë e inerteve, çimentos, hekurit, bitumit, pllakave, pajisjeve hidrosanitareve, dyerve, dritareve, vetratave, pajisjeve elektroshtëpiake, mobiljeve, etj., etj. Ky stimulim përbën ndikimin e drejtëpërdrejtë të sektorit të ndërtimit në matricën e prodhimit ekonomik. Por përveç tij, ka pasur edhe një ndikim të tërthortë, e ndoshta edhe më të madh.
Pronarët e bizneseve që janë stimuluar nga sektori i ndërtimit, si edhe punonjësit që kanë punuar në to, kanë shpenzuar më shumë para për të blerë mallra e shërbime të ndryshme, kur porositë nga ndërtuesit janë shtuar. Nga ana tjetër, bizneseve që ofrojnë mallra e shërbime të ndryshme, u është rritur aktiviteti dhe, si rrjedhojë, pronarët dhe punonjësit e tyre kanë shtuar kërkesën për mallra e shërbime të tjera. Dhe kështu me rradhë, stimuli i sektorit të ndërtimit është shpërndarë në të gjithë kapilarët e matricës së prodhimit ekonomik. Me pak fjalë, mund të thuhet se efekti real i sektorit të ndërtimit në Prodhimin e Brendshëm Bruto ka qënë shumë më i madh se sa ai thjesht aritmetikor.
Por sektori i ndërtimit, kjo lokomotivë e ekonomisë shqiptare në dekadën që kaloi, ndali në vend në fundin e saj. Dhe perspektiva është e zymtë për një rindezje të motorave të saj në të ardhmen e afërt.
Kështu, ndërtimet private kanë ngecur kryesisht sepse ka një tepri të ofertës ndaj kërkesës në përgjithësi. Në Tiranë, në bregdet, dhe në qytete të mëdha të zë syri pallate të panumërta që presin më kot që dikush të kandiset të banojë në to. Ndërsa zonat rurale përreth qyteteve janë shndërruar në një det vilash, një pjesë e mirë e të cilave banohen vetëm në muajt e verës, kur emigrantët vijnë në shtëpi për pushime. Sipas Censusit, plot 33% e banesave janë aktualisht të pabanuara në Shqipëri…
E.Zaloshnja
Comments
Kam 1 pyetje. Prej ketyre
<p>Kam 1 pyetje.</p><p>Prej ketyre banesave a dihet se sa jane te parregullta apo me konflikte? Sepse nje pasuri qe nuk mund te shitet ose blihet sepse mund te prishet eshte thuajse pa vlere ...</p>
Njerezit kane nevoje te
<p>Njerezit kane nevoje te ndertojne ... por nga ana tjeter shteti nuk eshte ne gjendje as te organizohet as te planifikoje. Ka fshatra ku ndertimet pa leje jane me dhjetra dhe per asnje ndertim nuk ka qene e mundur as te kerkohet e as te jepet leje. Kerkesa ekonomike ka ecur me shpejte se sa aftesite e administrates shteterore. Une vete kam 2,5 vjet qe i kerkoj prefektures ne Durres te "shprehet" per korrigjimet ne tapi per certifikimin e nje cope toke, per tiu kaluar me pas hipotekes e me pas per te kerkuar lejen e ndertimit ne komune. Letrat jane te gjitha ne sirtar, por derdimenet e zyres se prefektures nuk nxjerrin asnje perfundim. Dikush ne kete zyre para disa koheve me kerkoi 15 milion leke. Iu ankova prefektit ... A e dini se cfare me tha ? - Ashtu eeee ? Kaq shume te paska kerkuar ? Po jo mo se eshte djale i mire... por gjithesesi do ta sqaroj dhe do te jap pergjigje. Nuk kam marre pergjigje as per token as per tentativen per "korrupsion". 2,5 vjet. Kjo eshte situata. Nje shok me tha. Shko ore nderto se s'thote kush gje. Ndoshta ka te drejte. E po te shkoj te ndertoj ( ne token time ) eshte fajtor shteti apo jam une ?</p>
Add new comment