Shpipëri Hesapi
Fotolajm/Duke mbrojtur shtëpinë
Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e shkollës "Petro Nini" ku disa banorë të një objekti janë përplasur me policinë që po përpiqej t'i nxirrte jashtë pas një vendimi gjykate.
Shumicat dixhitale të kryetarit të Bashkisë
10 000 njerëz votuan që festimet e 14 marsit të zhvendosen më 17 mars. Këtë na e njofton në tuiter , kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj. Sipas tij kjo është një shumicë që ka vendosur dhe sondime të tilla që i zhvendosin festimet zyrtare në varësi të motit duhen bërë më shpesh.
Socialistët e Tiranës festojnë Ditën e Verës më 17 mars; më 14 parashikohet shi
Asgjë nuk mund ta prishë festën! Këtë mendon kryebashkiakur Erjon Veliaj, i cili sugjeron që Festa e Verës të zhvendoset më 17 mars, sepse më 14 parashikohet shi me gjyma. Janë 50 aktivitete, që në terma praktikë janë argalisja e miletit, të cilat mund të mos kenë atë kallaballëk që shpreson kryebashkiaku. Ndaj 14-ën ta bëjmë 17 se nuk u bë qameti.
Kur halli zgjidhet me Google Search, Braho: Sali Berisha, agjent kalibri si Kim Filbi
Sali Berisha është agjent i ish-shërbimit jugosllav dhe erdhi në pushtet me ndihmën edhe të shërbimeve franceze. Këto i thotë në një intervistë për gazetën “Dita” ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, deputet që thotë madje se Berisha është një agjent kalibri.
E provon njëherë edhe si operator turistik
Kam siklet t’u shpjegoj të huajve që pyesin si ka mundësi që opozita juaj e përçmon atdheun.
Ose: dhuna dëmton turizmin, ekonominë dhe imazhin.
Këto janë recetat çmobilizuese dhe minidiversionet e një kryeministri që bën rolin e operatorit turistik, ose të guidës turistike që po i bien myshterinjtë.
Kryeministri: Shqipëria do bëhet 100% PS. Niset për vizitë zyrtare në emisionin "Porta a porta"
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvendin e Shqipërisë se kriza ëshë e opozitës. Ai ka shtuar se PS-ja do t'i fitojë të gjitha bashkitë në vend e vetme.
Pas seancës z. Rama ka deklaruar se do të bëjë një vizitë zyrtare në emisionin "Porta a Porta" të Bruno Vespës përmes të cilit do sqarojë edhe italianët për krizën aktuale. Paratë e vizitës i paguan buxheti i shtetit.
Video/Një mësim i vockël për të kuptuar më shumë për ndërrimin e fesë mes shqiptarëve
Betimi i katër deputetëve të rinj në Parlament, të gjithë nga radhët e LSI-së, mund të jetë edhe lojë e kësaj partie. Pak rëndësi ka. Episodi na sjell në mend sesi xhepi i një personi, apo arrivizmi i tij, tradhëton një angazhim më të gjerë. Deputetët e rinj mund të thonë se mandatin ua ka dhënë populli. Ashtu duhet të jetë në fakt. Populli ua ka dhënë bashkë me imunitetin. Por gjesti flet më shumë sesa origjina e mandatit ndaj ta shijojmë siç duhet këtë shfaqje që thjesht provon degradimin e të ashtuquajturës demokraci.
Gjeni një fjali konsensuale për z. Cakaj!
Në 29 janar të këtij viti, Gent Cakaj ishte ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të paktën për Teatrin e Operas dhe të Baletit.
Këto ditë, z. Cakaj është shndërruar në zëvendësministër me kompetenca të deleguara për ushtrimin e detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kaq fjalë nxë edhe formati A4.
Parlamenti portativ i PS-së mund të mblidhet edhe natën
Kryeministri i Shqipërisë mund të bëjë çdo gjë vetëm e vetëm që të mos përmbushë atë që ai e sheh si skenar të opozitës: përballjen e tij me protestën. Masiviteti i dy protestave të fundit dhe dorëzimi i mandateve e kanë evidentuar krizën. Një rrethim i parlamentit në seancë, do ta theksonte gravitetin e saj dhe defunksionalizimin e plotë të institucioneve.
Qeshni falas me kryebashkiakun(video)
Para karriges dhe pas karriges...Sigurisht që nuk zhgënjen askënd sepse dallon që tutje se me kë ke të bësh.