Shpipëri Hesapi
Kemi të drejtë për “real story” të korrupsionit të bashkëshortes...
Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi akuzoi dje gazetarin Sokol Balla se i ka kërkuar kreut të shtetit, Ilir Meta që të burgosë bashëshorten e vet.
shkruan Blushi.
Fjala është për ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilën Blushi thotë se Balla e ka akuzuar për korrupsion.
Marrëzia që vjen nga lart
Të dielën në mbrëmje Tirana vërtetoi se milieti që e popullon jeton me rrjetet sociale dhe askush nuk merr përsipër t’i sugjerojë të bëjë të kundërtën.
Ndaj dhe skena si ato të largimit masiv nga kryeqyteti apo daljes në rrugë për t’i shpëtuar një tërmeti hipotetik që ishte lajmëruar se do ndodhte në 23 30 do mbahen mend si pjesë e një marrëzie kolektive në një vend që nuk i shpëton dot të qënit qesharak. Edhe njëherë u bëmë gazi i botës.
Fotolajm/Kush nuk lexon lajmin e fundit shkon në Tiranë
(Media)Qameti dhe rrëmeti
Ka mjaftuar një ide, apo një thashethem i hiperbolizuar në profeci që Tirana të përjetojë çudinë e vet, e cila mund të zgjasë më shumë se zakonisht, pra më shumë sesa tri ditë pse frika është e tillë.
Në orën 23:30 do bjerë tërmet. Kjo gjëmë u përtyp menjëherë si lakror saçi dhe bashkë me frikën e madhe si dhalla shoqëruese, kaloi poshtë te njerëzia që u lëshua rrugëve siç mund të shihet në fotot e shumta.
Kombëtarja bekohet me fatin e kryeministrit para ndeshjes me Islandën
Kryeministri Edi Rama është fotografuar, ose ka lënë veten të fotografohet në një takim me lojtarët e kombëtares së futbollit në Durrës. Për këtë takim kaq serioz raportohet me burime, ndoshta sepse taktika e skuadrës në ndeshjen me Islandën është tanimë çështje shtetërore.
Dekretet? Akte të vlefshme, por si letra bakalli
Politika shqiptare ka ofruar sot një ndër shfaqjet më bajate që sugjerojnë se pazari i radhës tashmë ashtë arritur dhe po kërkohen rrugët proceduriale për të bonifikuar fekalet e prodhuara në shkallë industriale këto muaj. Në paraqitjen e tij para Komisionit Hetimor që shqyrton argumentet për shkarkimin e tij, presidenti i Republikës u pyet nga deputeti Bashkim Fino:
Çfarë do të bëni me 13 tetorin?
Ta shesësh New York Times si gazetën "Tomori me lajme të reja"
Mediat në shërbim të z. Rama kanë përcjellë me entuziazëm dje një shkrim të publikuar në New York Times për Shqipërinë. Agjencia Telegrafike Shqiptare e ka shtrydhur politikisht shkrimin e përkthyer për të nxjerrë një titull pozitiv për Tiranën e Erjon Veliajt. Për media si këto mjafton që diçka është botuar në New York Times. Të tjerat nuk kanë rëndësi. Fundja shqiptarët ecin pas berihajit të titujve.
Autoktonë sigurisht, por të palegalizuar edhe në shekullin XXI
Në Kosovë ka nisur procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje. Madje me këtë rast qeveria ka organizuar edhe një ceremoni me moton: Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë!
Tha ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi:
Mbetet vetëm të shpallim zi kombëtare
Ylli Rakipi dhe Adi Krasta janë hequr nga Edi Rama nga News24. Këtë tezë e ka bërë të vetën edhe Këshilli i Europës që publikon një njoftim të shkurtër anglisht mbi këtë “zhvillim” që ka “tronditur” lirinë e shtypit në Shqipëri. Nëse i hedh një sy faqes në fjalë aty sheh raportime nga mediat opozitare me qeverinë e z. Rama dhe është e llogjikshme të mendohet se dora që qëdron aty është e dikujt që është afër opozitës.
Problemi i vazhdueshëm me emrin Polici
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon sot në Facebook një incident të ndodhur në linjën Athinë –Korçë ku duken punonjës policie që sillen në mënyrë të papërshtatshme me shoferin. Sipas denoncimit të përcjellë nga Berisha, pasagjerët reagojnë ndaj sjelljes së policëve që duhet thënë se janë problem i përhershëm në qarkullimin rrugor. Më poshtë denoncimi dhe video: