Shpipëri Hesapi
Kryeministrit nuk i mjafton Ligji: Shpifësit janë Qafirë!!!
Kush beson nuk shpif, nuk mallkon dhe nuk flet shëmtuar apo si të ishte budalla”, citoi Rama fjalët e Profetit Muhamet (paqja mbi të)
Rast i rrallë, kryeministri e lexon historinë e shqiptarëve në partneritet me ShBA-BE
Kryeministrit Edi Rama i është prishur festa e minishengenit dhe padurimit për miqësi me Serbinë. Pas takimit me kreun serb Vuçiç dhe atë maqedonas, Zaev, është pyetur nga gazetarët. Një nga pyetjet e bëra ka qenë se Vuçiç dhe Serbia nuk njohin krimet dhe genocidin në Kosovë ndaj kjo mund të shpjegojë mungesën e Kosovës në takim, por nuk shpjegon qëndrimin e Shqipërisë.
Ndodh në Shqipëri, opozitarizmi shpallet fals, pushteti si i vërtetë
Një protestë minimale, simbolike e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, ka prishur humorin e pushtetit. Në mungesë të përballjes me argumente apo në debat publik nëse tezat e Vetëvendosjes kanë shpresa të aplikohen me sukses, kalohet në sulm verbal, banal përmes kanaleve mediatike.
Vetëvendosja shqetëson në të vërtetë për kapacitetin e mobilizimit dhe këtë pushteti dyshon se e ka kryer si formë eksperimentale gjatë protestës së studentëve.
Fjala e lirë si simptomë e heronjve të përhershëm të medias
Në vitet ’90 Sali Berisha u akuzua si armik i shtypit të lirë. Disa akte të pushtetit të tij – që sot në fakt është mirë të shihen në një dritë strikt juridike – i dhanë shkas një dukurie që mund të quhet inflacion i heronjve të gazetarisë. Mjafton që ndonjë zdap avdall i SHIK-ut të qëllonte dikë që kishte bërë një shkrim kundër pushtetit dhe sapo kishte lindur një hero.
Këtë dukuri e vuan sot mbarë vendi teksa sheh që disa prej këtyre heronjve nuk shqiten nga ekrani, dështuan kudo dhe janë pasuruar.
Modeli "Vorpsi" bëhet ligj kundër Kushtetutës. Betimi i njoftohet Presidentit, nuk bëhet para tij!!!
Sot raportohet se shumica personale e Edi Ramës ka futur në procedurë amendimin e ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit synon të zgjidhë, përmes tejkalimit të Presidentit, çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Thuhet në draft:
Erdhi Shpëtimtari...
Po të shohësh materialet propagandistike të shpërndara nga zyra e kryeministrit, punët në Shqipëri janë shkëlqyer. Njerëz të dërrmuar nga tërmeti, por edhe që e përshfaqin natyrshëm varfërinë që kanë, dalin të lumtur që Udhëheqësi, veshur me tuta si të ishte një i vetëpunësuar për transport mobiljesh me dum-dum, ia beh në shtëpinë e tyre. Një shaka aty, një fotografi më tej, kalamaj që gëzojnë dhe ja, panorama idilike e inkastrimit shpirtëror paraqitet si më mirë nuk ka.
Në media lexohen fjali magjike si kjo p.sh:
Shou i impotencës në krye të OSBE-së
Shqipëria merr sot drejtimin e OSBE-së. Me dy ministra të Jashtëm, njërin në detyrë dhe tjetrin si shkëlqesi, vendi ynë ka arritur megjithatë ta nisë kryesimin me suksesin e zgjidhjes së kësa dileme përfaësimi. Me këmbët mbi tavolinën e punës, duke shfletuar shkresat e politikës së madhe, Edi Rama i ka vjedhur shoun Cakajt të vockël.
Kapardisja, e mbidukshme për shkak të sjelljes prej mazhordomi të Endri Fugës, e bën më të qartë impotencën e z. Rama në çdo detyrë.
7(tetë) ballë tërmeti, nuk lëviz uniteti. Populli në romancë me kryeministrin pas sizmës së 26 nëntorit
Eduard Zaloshnja njofton se ka kryer një sondazh elektronik. Pyetja kryesore ka qenë: A mendoni se punët mund të shkonin më mirë pas Tërmetit të 26 nëntorit me Ramën kryeministër apo me Bashën kryeministër?
Më tej sqaron se kush ka qenë pjesë e sondazhit: Ky sondazh u zhvillua vetëm me votues të vendosur apo të lëkundur (mosvotuesit nuk u përfshinë në kampionin prej 1686 të anketuarish).
Nuk jemi gati as për t'u përballur me të tilla ngjarje, por as edhe për të informuar siç duhet
Dikush i mburri reporterët shqiptarë për raportimin e tyre heroik gjatë ngjarjeve të tërmetit të 26 nëntorit. U vu në dukje përfshirja njerëzore e gazetarëve të terrenit, ndërkohë që edhe kryeministri Rama kërkoi që mediat të sintonohen me situatën. E vërteta është se gazetarëve nuk u kërkohet të shfaqen humanë sepse janë dëshmitarë. Dhe duhet ta bëjnë mirë dhe ftohtë atë që bëjnë. Dëshminë e tyre.
Tërmeti i 26 nëntorit nuk u mat nga institucionet shqiptare. Ikën dritat
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 nuk është regjistruar nga institucionet shqiptare. Sizmologu Llambro Duni ka pranuar në intervistë televizive se gjatë natës së 26 nëntorit në stacion kanë ikur dritat dhe aty mungon UPS.
Po përpiqemi ta rikuperojmë por është e vështirë
ka thënë Duni.
Komentet janë të tepërta. Vetëm në Shqipëri mund të dëgjosh kësi gjërash.