Shpipëri Hesapi
Video/Laertin e tradhëton roli i budallait
Aktori Laert Vasili ka dhënë shfaqjen e vet në një debat televiziv ku ka folur me tone dramatike për tradhëtarët e Shqipërisë. Janë role që siç i thonë shesin, ecin, apo kanë klikime.
Video/2018, Berisha: Katsifa, lojë e shërbimeve greke. 2020: E vrau policia që ka pasion vrasjen
Dje në mbrëmje, ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar gjatë një interviste në syri.net se vrasja e Konstandin Katsifas, shtetasit shqiptar me kombësi greke, u krye si pasojë e pasionit vrasës të policisë shqiptare. Më poshtë video ku z. Berisha bën këtë përcaktim pa ia kërkuar kush:
Zgjidhjet autoktone shqiptare/Nga "i vrarë padrejtësisht" në "humbje jete aksidentalisht"
Vdekja e Klodian Rashës ishte tragjike, pavarësisht rrethanave. Rebelimi huliganesk që pasoi ishte një karikaturë karagjozësh, ndërkohë që vendimi i sotshëm i qeverisë shqiptare për të akorduar një pension të posaçëm për familjen e tij, bazuar në ligjin për sigurimet shoqërore, është drama e vërtetë e kësaj shoqërie.
Përkufizimi në vendimin e Këshillit të Ministrave i asaj që ndodhi është përtej çdo norme logjike:
Video(retro)/E kemi Edin si Ismail Qemali(që dha dorëheqje)
Në video ish-ministri Damian Gjiknuri, me thjeshtësi të pazakontë.
Kur do pushojë një herë trapano në këtë vend?
Në Shqipëri ndërtohet. Vazhdimisht. Pa ndalim. Ka përherë një betoniere që punon diku, një trotuar që shqepet, një kanal që rri hapur.
Të krijohet përshtypja se shqiptarët janë duke gjetur dimensionin e tyre strehimor për të pushuar së qeni një popull me status psikologjik prej nomadi. Ik nga fshati, ik në kryeqytet, ik jashtë, përherë në lëvizje duke kërkuar një shtëpi të re. Është një gjendje paradoksale kur mendon se jemi edhe autoktonë. Ku kemi qenë me rrënjët tona? Pemëve, lëndinave dhe kodrinave? Nëpër kasolle dhe stane, apo në shtëpi?
Kryeministri ka të forta. E meriton votën e shqiptarëve
Kryeministri nuk i heq këpucët. Jo, ai i heq këpucët kur ia kërkon i zoti i shtëpisë. Ministri i Rindërtimit dhe ministër që ka pasion financat, Arben Ahmetaj, vesh çorape të kuqe.
Hiqi edhe ti Arben,- thotë kryeministri që na kujton sesi shoku Enver i sugjeroi një byroisti tjetër se duhet të linte duhanin. Pas këtij pasazhi me rëndësi të madhe psiko-historike, reportazhi vazhdon:
Më pas ata dalin nga shtëpia dhe veshin këpucët, ku Rama shihet ulur në shkallët e jashtme të shtëpisë duke veshur këpucët.
Ministër është Ky? Çështjen e pronave e zgjidh vetëm një tokësor: Edi Rama(video)
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka qenë këto ditë në Finiq të Sarandës ku ka improvizuar një takim me kryetarin e Bashkisë, Kristaq Kiço, 4-5 banorë dashamirës me problematikën që kanë prej 30 vitesh në shoqërinë e një tasi ullinjsh dhe një tasi arrash. Teksa banorët flasin për problemin e pronës, ministri Çuçci shfaqet i rehatuar në karrige, me një palë syze dielli që nuk i ndan, maskën ulur në mjekërr, duke u përtypur dhe pastruar dhëmbët nga arrat me thithje precizioni.
Ministrja që fluturon me helikopter (e)mbrohet me fluturimin e Zajmina Vasjarit
Prej disa ditësh, Partia Demokratike akuzon ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka se ka udhëtuar për fushatë elektorale në Dibër duke përdorur helikopterë të ushtrisë. PD-ja ka publikuar edhe foto me këtë rast ndërkohë që ministrja ka heshtur.
Për ata që nuk e dinë, zonjës Xhaçka i intereson imazhi publik vetëm aq sa lajmet që dalin për të, të mos mërzisin shefin e vet që ka zakonin apo stilin që ta prish humorin duke të nisur linke lajmesh “të këqija”.
Mjekët pranë PD mohojnë vetë fshehjen e vdekjeve
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në një takim një grup mjekësh specialistë për të folur rreth situatës së krijuar nga pandemia.
Mjekët pranë PD analizuan disa aspekte të situatës së Covid-19, mes të cilave edhe diagnostikimi i rasteve me Covid-19. Për mjekun Lutfi Lisha, i cili duke iu drejtuar Bashës me “kryetar” e mori fjalën i pari, tamponët mbeten e vetmja metodë diagnostikimi.
Pandemia na kujtoi se edhe mjekët i kemi ca të PS-së, ca të PD-së e ca të LSI-së
Një ndër aspektet origjinale të pandemisë është zbulimi për të gjithë njerëzinë se këtu nga anët tona edhe mjekët janë të ndarë sipas partive politike. D.m.th që një mjek i cili ka një profesion shumë specifik dhe që shoqërohet me një betim, të angazhohet në detyra administrative nuk ka ndonjë gjë të keqe. Por që një mjek ta ndërtojë profilin e vet publik, të përcjellë mesazhe dhe të kundërshtojë vendimet, apo t’I mbrojë atom bi premise partiake, kjo është ndoshta prodhim bio i Shqipërisë.