Politikë
Krenaria e qeverisë
Nuk ka munguar as sot nga Facebook-u kryemiistri Rama. Pavarësisht se qeveria është me pushime, kryeministri përpiqet të tregojë se makineria e Rilindjes është në punë në përmbushje të misionit për të transformuar Shqipërinë. Ai ka postuar disa foto nga kopshtet dhe çerdhet e rindërtuara në Tiranë, duke mos e fshehur krenarinë për punën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Nga ana tjetër ka akuzuar ish-kryebashkiakun Lulzim Basha për boshllëk vizioni, idesh dhe aftësie.
Kur thotë “po” është (ndoshta) “po”: Në korrik i vardisej PD-së e fliste për qeveri teknike, në gusht bën fushatë që të qetësojë kryeministrin
Ilir Meta doli sot “rastësisht” me një prononcim të radhës në “Report Tv”. I pyetur për zhvillimet e fundit, nenin për mediat dhe SPAK-un, kreu i LSI-së është përgjigjur se do të ketë përmirësime. Duke kërkuar të shesë qetësinë pas stuhisë, Meta, njësoj si kolegu i tij kryeministër, ia ka faturuar fantazisë së mediave idenë e përçarjes me PS-në. Tha Ilir Meta: “Këto zëra asnjëherë nuk do të pushojnë edhe kur takohemi drejtpërdrejtë edhe kur komunikojmë në distancë.
Vëzhgim: Komisioni i Reformës në Drejtësi vijon punën normalisht. PD-ja pushon akuzat për Fatmir Xhafën dhe vëllanë e tij
Sot ka zhvilluar punimet Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Një çështje që duket se u “harrua” nga opozita është prezenca në të e Fatmir Xhafës, drejtues i tij dhe përfaqësues i Partisë Socialiste. Për gati një javë, PD-ja akuzoi qeverinë, kryeministrin personalisht, se po fshihnin një kërkesë ekstradimi për Agron Xhafën, të vëllanë e drejtuesit të komisionit. PD-ja dhe kryetari i saj e akuzuan Agron Xhafën për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës duke kërkuar për këtë arsye largimin e Xhafës nga komisioni.
Të njëjtat saze për nenin antimedia/Xhafa: Keqkuptim. Do ta riformulojmë. LSI-ja ngre supet: Nuk ishte në draftin e parë
Neni 13 i ligjit për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion do të ndryshojë. Sot fatmnir Xhafa dhe Petrit Vasili, dy përfaqësues të koalicionit qeverisës për reformën në drejtësi kanë përcjellë qëndrimet e tyre për këtë çështje. Vasili i LSI-së ka deklaruar se neni 13, që flet për “influencat e papërshtatshme” në punën e prokurorëve duke përfshirë edhe mediat, nuk ka qenë në draftin e parë. Një pohim që nuk ngre asnjë pikëpyetje për autorësinë e tij të qartë dhe metodën e përfshirjes së nenit, ashtu si prej skuthi.
Presidenti i Republikës: Në Himarë, politikat zhvillimore të harmonizohen me ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë historike e kulturore
Një përfaqësi e komunitetit himarjot ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Takimi siç bën me dije Zyra e Presidentit, u realizua me kërkesë të përfaqësisë e cila ka si shqetësim kryesor çështjen e pronës në zonën e Himarës.
Po këto a janë influenca të papërshtatshme?
Ngritja e Prokurorisë së Posaçme për luftën kundër korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK, institucion që nuk do të ketë asnjë varësi nga Prokuroria e Përgjithshme, është bërë bazuar mbi një kuadër ligjor të hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë të Euralius. Ndonëse është ende në formën e një drafti projektligji ka hapur shumë polemika për formulimin e një neni që prek në veçanti mediat. Bëhet fjalë për Nenin 13, pika 3 në projektligjin “Për Organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” që thotë se:
Qeveria shqiptare dhe serbe takohen në Nish me pjesëmarrjen e Kosovës
Një takim i përbashkët i qeverisë së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë, në praninë e përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Kosovës, pritet të mbahet brenda një muaji në Nish, mëson Radio Evropa e Lirë nga burime të afërta me Qeverinë në Beograd. Hollësitë e takimit nuk janë saktësuar, por mendohet se në këtë takim nuk do të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ose kryeministri Isa Mustafa, por një nivel më i ulët politik. Delegacionin e Shqipërisë do ta udhëheqë kryeministri Edi Rama.
Parada e punëve botore
Ka disa ditë që kryeministri në vetë të parë, përmes profilit të vet në Facebook poston rregullisht copëza të asaj që e quan Rilindje Urbane të Shqipërisë. Shkolla të rikosntruktuara, sheshe publike në qytete të Shqipërisë ku është bërë ndërhyrje, projekte për teatro etj.. Një galeri suksesesh dhe projektesh që emfatizohen si përpjekja për ringjalljen e vlerave komunitare.
Loja e vjetër me zgjedhjet, akuza KQZ-së për mosregjistrim të partive të djathta në Dibër
Partia Demokratike ka akuzuar sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkelje të ligjit në regjistrimin e partive politike të djathta për zgjedhjet në Dibër. Sipas PD-së, përgjegjës për krijimin e kësaj situate është kryeministri, për shkak se në këto zgjedhje është vetëm me 3 aleatë.