Politikë
Ligji i plehrave i blerë, dikush ka paguar për ta sjellë në parlament
Fjalimi i Ben Blushit në seancën parlamentare per Projektligjin e Importit të Mbetjeve.
Ç'më duhet mua çfarë them unë(video)
Ambasadorja e re greke, Sourani, sinjalizon fundin e buzëqeshjeve Kotzias – Bushati. Greqia “bëhet pjesë” e protestave në Himarë
Duket se Greqia ka vendosur të mos vijojë më negociatat miqësore me Shqipërinë në stilin e ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias. Intervista e ambasadores së re Eleni Sourani(http://www.respublica.al/2016/09/20/ambasadorja-greke-n%C3%AB-tiran%C3%AB-kufiri-detar-%C3%A7%C3%ABshtje-e-zgjidhur-q%C3%AB-n%C3%AB-vitin-2009-%C3%A7am%C3%ABt-e), ishin një sinjal i qartë në këtë drejtim.
Plehrat kanë konsensus 100% në Parlament. Opozita katandiset në lolon e qeverisë
Situata e krijuar me ligjin e ri të importit të mbetjeve e ka kthyer Parlamentin në një sallë karagjozlllëku që nuk gjen shok në këtë vend. Ligji është dakordësuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese por Partia Demokratike, nisur nga fakti se ka një protestë ka bërë zhurmë të madhe duke kërkuar prezencën e kryeministrit.
Pazari PS-PDIU, Idrizi i merr Ramës edhe Entin Kombëtar të Banesave
Çamët e PDIU-së kanë marrë një tjetër tortë të pushtetit pas mbështetjes së Partisë Socialiste për fitoren në Dibër. Panorama thotë se Partia e Idrizit do të drejtojë Entin Kombëtar të Banesave.
Burime i thanë gazetës se mëngjesin e sotëm ka dhënë dorëheqjen Doris Andoni drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave. Në vend të saj është emëruar një përfaqësuese e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Heshtja e ambasadorokracisë dhe besëprerët e plehrave
Vendimi kontravers i qeverisë për të rikthyer importin e plehrave është besëprerje ndaj zgjedhësve. Kështu komenton për gazetën “Shekulli” Agron Alibali projektligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve që i propozohet për miratim kuvendit nga mazhoranca që 4 vite më parë e ktheu në kalë të betejës së betejës së saj opozitare.
Në artikull theksohet edhe heshtja e ambasadorëve për një ligj të tillë që ka ngjallur reagimin e disa shoqatave ambjentaliste dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Këshilltari "falas" i kryeministrit i futet bamirësisë, Tony Blair mund të tërhiqet nga konsulenca për Edi Ramën
Gazeta Shekulli shkruan se ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler ka deklaruar se do të mbyllë firmën e tij të konsulencës, dhe kësisoj vihet në pikëpyetja edhe aistenca e tij si këshilltar pranë Edi Ramës.
Fotolajm/Një mesazh për investitorët. Biznesmeni libanez Faadi Mitri duke ikur nga Shqipëria i dhunuar rëndë
Kalon me ndryshime ligji për kamerat e sigurisë
Pas negociatave PS-LSI ligji për sigurinë publike apo si njihet ndryshe ligji i kamerave që është në komisione parlamentare ka pësuar ndryshime në 8 nene. Me kryesoret janë heqja e detyrimit për të gjithë bizneset për të instaluar kamera si edhe vendosja e rregullave për administrimin e materialeve të filmuara prej tyre.
"TemaTv"
Gazeta "Shekulli" rikthen një zotim solemn të Edi Ramës për plehrat
Zgjati vetëm 3 vjet zotimi solmen i Edi Ramës për ndalimin e importit të plehrave. Gazeta “Shekulli” ka risjellë një fjalim të kryeministrit Rama, për ndalimin e importit të plehrave, të cilin qeveria e miratoi menjëherë pas ardhjes në pushtet, por që 3 vite më vonë e amendon për të lejuar importin e mbetjeve.
* Një pjesë e fjalës së kryeministrit në seancën plenare, datë 3 tetor 2013, gjatë diskutimi të projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”.
Nga Edi Rama