Lajme
Shkarkime të drejtorëve të tjerë në Dogana
Pas shkarkimit të disa drejtorëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kanë vijuar edhe disa lëvizje të tjera. Kështu raportohet se drejtuesit e degëve të Sarandës, Vlorës dhe Fierit janë shkarkuar. Doganat bashkë me Tatimet janë ndër sektorët me dështimin më të madh në mbledhjen e të ardhurave. Së fundmi për doganat qeveria ka pranuar edhe se ka njohur rritje dukuria e kontrabandës.
Emigranti shqiptar fiton koncesionin 100 milion USD të Sterilizimit
Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias të rajonit Umbria në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh.
Siri/Goditet me antitank makina e tre gazetarëve rusë(video)
Incident tjetër me rusët në Siri. Tre gazetarë rusë goditen nga në makinë nga një predhë antitank në kufirin turko-sirian. Mediat ruse flasin për një goditje të qëllimshme, pasi sipas tyre aty ndodheshin 17 gazetarë me shenja të qarta të medias. Sulmi ndodhi dje më 23 nëntor në fshatin Daghmashlia në zonën e Zuaek. Tre gazetarët u plagosën.
Protestë më 8 dhjetor
Partia Demokratike do të provojë edhe njëherë protestën për të parë me gjasë reagimin e njerëzve ndaj situatës së rëndë të krijuar në vend. Kryetari i saj, Lulzim Basha, ka deklaruar nga një takim në Vaun e Dejës, se PD-ja apelon për protestë më 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, siç njihet zyrtarisht. “Më 8 dhjetor ftoj të gjithë ata që u ka ardhur laku në fyt që të mblidhen në Tiranë. Më 8 dhjetor në Tiranë, të protestojmë e të marrim në dorë fatet e vendit”, ka deklaruar Basha.
Pas udhëtimeve të Edi Ramës, një tjetër ndryshim në pagesa: rrogat e ujësjellësit merren nga subvencionimimi librave
Udhëtimet e Edi Ramës nga një meridian në tjetrin paguhen me lekëtë e akorduar për ish-të përndjekurit. Ky lajm u bë publik dje nga Open Data që i referohej pagesës nga thesari. Reagoi transparenca.al për të bërë sqarimin e vetvetes se bëhej fjalë për një gabim njerëzor. Sot Open Data publikon një tjetër pagesë edhe më “balliste” në natyrën e vet: pagesa e rrogave për muajin qershor korrik 2015 për Ujësjellës Kanalizime në Kukës është bërë nga fondi i subvencionimit për librat shkollorë.
Video/Avionët turq rrëzojnë një avion rus në kufi me Sirinë
Incidenti i parë serioz është shënuar në konfliktin sirian teksa një avion rus është rrëzuar nga ushtria turke. Mendohet se avioni i rrëzuar është një Su 24 dhe nga Rusia është deklaruar se ai është qëlluar mbi hapësirën siriane. Turqia edhe më parë kishte shprehur rezerva dhe kundërshtime për fushatën ruse në Siri dhe bashkë me Britaninë është një vend që ka marrëdhënie të tensionuara me Moskën për këtë arsye.
Shkolla politike e kafeve të Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit
Lajm i fundit është se Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi u takuan sërish për kafe në një prej hoteleve të njohura të kryeqytetit. Mesa duket ka asistuar rastësisht në këtë eveniment politik të ditës edhe një fotograf që ka arritur të kapë nga një kënd i zbehtë drite takimin jashtë zyre të kryetarit dhe nënkryetarit të kuvendit të Shqipërisë.
Bovilla, "superman-i" dhe "boti" i shëndetësisë
Nuk ka erudit në botë të gjejë se çfarë lidhje ka shiu me ndërprerjen e operacioneve në spitale. Kjo ka ndodhur një ditë më parë në Shqipëri dhe mund të vijë vetëm si kombinim i një "superman-i" që menaxhon ujësjellësin e qytetit dhe një "katallani" që drejton sistemin shëndetësor.
Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj ja arritën të prodhojnë një tjetër histori suksesi siç e quajnë ata mbylljen e spitaleve dhe pezullimin e operacioneve për shkak të fenomeneve gjeoatmosferike.
Që fëmijë ushtarë me rrogë për Shtetin Islamik
250 dollarë për fëmijët rekrutë dhe 3 mijë dollarë për udhëheqësit e tyre. Këto janë pagat që jep Shteti Islamik për të mbajtur lart moralin e luftëtarëve të tij dhe për të ushqyer fanatizmin fetar në emër të xhihadit kundër perëndimit. Ushtarët e ISIS nuk kanë moshë dhe edukimi për të vrarë gjakftohtësisht armiqtë e Allahut nis që në moshë të vogël.
Gazeta gjermane Bild u referohet burimeve qeveritare që thonë se xhihadistët përpiqen të joshin me para të rinj nga Siria dhe Iraku për të luftuar në radhët e tyre edhe me koston e vdekjes për xhihad.
BAROMETËR: Vetëm 750 mijë zgjedhës e vlerësojnë punën e qeverisë në përgjithësi
Pro qeverisë aktuale shqiptare, para dy vjetësh, votuan plot 1 milion zgjedhës (680 mijë votuan për qeverinë e mëparshme dhe rreth 480 mijë zgjedhës që banonin në Shqipëri nuk votuan fare ose votuan për parti e kandidatë jashtë koalicioneve).