Lajme

A ka një monopol të padeklaruar në tregun e sigurimeve të automjeteve?(video)

Postuar në 25 Nëntor, 2015 18:51

Një temë shumë e prekshme për xhepat e qytetarëve është edhe siguracioni i makinave. Ditët e fundit ka krijuar një farë shqetësimi propozimi i qeverisë që në projektbuxhetin e vitit 2016 që të rrisë nga 3% në 10% primin e siguracionit për automjetet. Interepretimi i parë është: do të rritet çmimi i siguracioneve. Mirëpo, nëse këtu mund të kapet një moment delikat, pasi qeverisë i duhet të kujdeset që kompanitë të mos luajnë me idenë e rritjes së primit dhe të rrisin çmimet, e vërteta është se vëmendja do kthyer edhe nga kompanitë.

Porositë me minoritete. PDIU: Shqipëria të kërkojë shpalljen e çamëve të Greqisë, minoritet. Provën e keni në një emision televiziv

Postuar në 25 Nëntor, 2015 18:26

Partia e Shpëtim Idrizit është bërë sot e gjallë me një deklaratë për shtyp. Përmes saj kërkohet që Presidenti i Republikës dhe qeveria të kërkojë nga qeveria greke njohjen e minoritetit çam në Greqi. “PDIU-ja e ka ngritur zërin shpesh mbi këtë të vërtetë. Nuk kanë munguar ata të cilët e kanë cilësuar diçka të tillë si joekzistente, mirëpo rrëfimi i djeshëm i një gazetari i cili është shpallur “non grata” vetëm se thotë të vërtetën, nxorri në pah të pamohueshmen.

Shqiptarët nuk janë më popullsia më e re. Në 2031, ¼ do të jenë 65 vjeç

Postuar në 25 Nëntor, 2015 18:00

Instituti i Statistikave njofton se mosha e popullsisë shqiptare po bëhet shqetësuese. Cikli po e afron atë drejt një rritjeje të moshës mesatare, teksa në vitin 2031 mendohet se ¼ e shqiptarëve do të jenë të moshës 65 vjeç.
Një komb që plaket për shkak të emigracionit, aborteve, apo edhe rritjes së moshës së vdekshmërisë, gjithë probleme që përballen edhe vende të tjera. Një temë që duhet trajtuar është ajo e pensioneve: në një vend me papunësi në rritje, me ikje të rinjsh, si do të bëhet që të mbështetet fondi i pensioneve?

Moratorium 10 vjeçar për pyjet. Ndalohet eksporti i lëndës drusore në masën 100%

Postuar në 25 Nëntor, 2015 16:20

Radha e Putin, Rusia nis drejt Sirisë sisteme antiraketore S-400

Postuar në 25 Nëntor, 2015 14:12

Rusia do të zhvendosë drejt bazave të saj në Siri sistemet antiraketore S -400 pas incidentit ushtarak me Turqinë. Presidenti Putin u bëri thirrje rusëve të mos udhëtojnë drejt vendit aziatik për shkaqe sigurie, ndërsa në planin diplomatik janë shtuar përpjekjet për uljen e tensioneve mes Kremlinit dhe Ankarasë. Gjithsesi Rusia do të kundërpërgjigjet me një mënyrë apo një tjetër për rrëzimin e avionit të saj, incident që presidenti Putin e quajti thikë pas shpine.

Shqipëria jashtë axhendës ballkanike të John Kerry-it. Biberaj: Tirana ka humbur rëndësinë strategjike për SHBA

Postuar në 25 Nëntor, 2015 12:21

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry do të nisë nga 1 dhjetori një tur vizitazh në Europë e Ballkan me ndalesën e parë në Bruksel Shefi i diplomacisë amerikane ka në axhendë takime të nivelit të lartë, në të cilat do të diskutojë mbi situatën në rajon e me gjerë.
Pas Brukselit, Kerry do të ndalet në 2 dhjetor në Kosovë e Serbi, në 3 dhjetor do të udhëtojë drejt Qipros, ndërsa një ditë më vonë do të takohet në Athinë me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Projektbuxheti 2016/Cani: “Mblodhëm më shumë para se qeveria e shkuar. Për 2016-ën, 8% më shumë të ardhura”

Postuar në 25 Nëntor, 2015 11:43

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka nisur raportimin në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2015. Debati është përqendruar tek të ardhurat në buxhet, një pikë e nxehtë kjo diskutimi përgjatë gjithë këtij viti. Ministri thotë se qeveria aktuale ka realizuar të ardhura më shumë sesa qeveria e shkuar dhe për ilustrim ka sjellë shifrat e vitit 2013. “A janë rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit në krahasim me vitin 2013? Fundviti 2013 u mbyll me 327.1 miliardë lekë. Fundvitin 2015 parashikojmë ta mbyllim me 387 miliardë lekë. A është 387 më e madhe se 327.1?

Emigrantët qepin gojën në shenjë proteste, Gruevski kritikohet për racizëm

Postuar në 25 Nëntor, 2015 10:05

11 nga emigrantët që ndodhen të ngujuar raportohet të kenë qepur gojën në shenjë proteste ndaj bllokimit të tyre në kufi dhe ashpërsisë me të cilën po trajtohen ngapala maqedonase.
Janë rreth 1 mijë njerëz të bllokuar në kufirin greko-maqedonas kryesisht nga Irani, Bangladeshi dhe Pakistani. Rreth 60 prej tyre kanë filluar grevë urie.Komisariati i Lartë për Refugjatët i OKB-së ka tërhequr vëmendjen për situatën aktuale autoriteteve të Shkupit që të mos lejojnë hyrjen e refugjatëve, me përjashtim të atyre që vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Sugjerim nga shefi i EURALIUS: Një zgjidhje është të shkarkohen të gjithë gjqytarët dhe prokurorët

Postuar në 25 Nëntor, 2015 10:04

Kreu i misionit Euralius në Shqipëri, Rainer Deville ka sugjeruar dje në tryezën e konsultimeve për reformën në drejtësi se një zgjidhje e mundshme është shkarkimi i 800 prokuorëve dhe gjyqtarëve. “Ushtrimi për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve është ushtrimi më i vështirë në kuadrin e kësaj reforme kushtetuese. Kemi një gjyqësor të korruptuar nga 400 gjyqtarë dhe 400 prokurorë, ndaj do të na duhet të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme. E para do të ishte që t’i pushojmë këta që të gjithë dhe të vendosim të rinj.

Llalla në parim kundër hetimit ndërkombëtar për aferën CEZ: E zbardh vetë

Postuar në 25 Nëntor, 2015 09:47

Prokuroria e Përgjithshme është e mendimit se çështjet që kanë të bëjnë me kompaninë CEZ mund të hetohen vetëm nga drejtësia shqiptare. Në letrën dërguar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, kryeprokurori Adriatik Llalla shprehet se mundësia e një hetimi të huaj për këtë çështje është në shkelje të Kushtetutës, teksa shton se ky organ i ka kapacitetet e duhura.
Sipas tij, akti themeltar i shtetit, ja njeh të drejtën e hetimit në Republikën e Shqipërisë vetëm organit të drejtuar nga Llalla, raporton Shqiptarja.com.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme