Lajme

Miliona dollarë për shpërbërjen e Jugosllavisë. CIA pagoi Mesiç, Tuxhman dhe Izetbegoviç, gjeneralë serbë, gazetarë. “Srebrenica ishte kurbani”

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 21:18

Robert Baer, një ish – oficer i CIA-s dhe kolumnist në disa prej mediave të njohura për çështjet e inteligjencës, jep një intervistë nga Qubec në Kanada ku ka promovuar librin e tij të ri: “Sekretet e Shtëpisë së Bardhë”. Intervista që është shpërndarë në internet përqendrohet në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, duke evidentuar rolin e shërbimeve sekrete në greminën e përgjakshme ballkanase. Baer vetë ka qenë në vitet 1991-1994 në Jugosllavi dhe në Lindjen e Mesme. “Qëllimi i propagandës ishte të ndante republikat kështu që ato të shkëputeshin nga Jugosllavia.

Ndërron jetë Imzot Rrok Mirdita

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 20:55

Ka ndërruar jetë sot në moshën 76 vjeçaare, Imzot Rrok Mirdita, drejtues i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë prej disa vitesh. Rrok Mirdita ka lindur në Këllezen të Ulqinit (Mal i Zi), më 28 shtator 1939. Shkollën fillore dhe të mesme e ka ndjekur në vendlindje. Ka kryer Liceun Klasik dhe studimet filozofike dhe teologjike në Zagreb. Ai u vendos në krye të kishës katolike shqiptare në fillim të viteve 1990 pas shumë vite shërbimi në SHBA pranë bashkësive shqiptare. 

Ligji apo parrulla “Lironi vëllezërit tanë”?

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 15:45

Opozita kosovare i ka nisur sot një letër Presidentes së vendit Atifete Jahjaga përmes së cilës sugjeron zgjidhjen e vet për daljen e vendit nga kriza. Sipas “Koha Ditore” kërkesat janë:
“1. Anulimi i Marrëveshjeve me Serbinë për themelimin e Zajednicës, dhe Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit, në linjë edhe me kërkesat e 205 mijë qytetarëve nënshkrues të peticionit kundër këtyre marrëveshjeve. Duhet të lirohen menjëherë të gjithë të burgosurit politik (deputet dhe aktivistë të Opozitës).
Në rast se marrëveshjet nuk anulohen atëherë:

11 rreziqet e ekonomisë shqiptare për Eurobondin sipas JP Morgan dhe Deutsche Bank

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 13:33

Investitorët e mundshëm duhet të konsiderojnë me kujdes 11 faktorët e rrezikut kur të investojnë në borxhin sovran të Shqipërisë kanë lajmëruar Deutsche Bank dhe J.P Morgan në prospektin që kanë bërë për emetimin e Eurobondit shqiptar. Në mesin e 11 rreziqeve, janë borxhi i lartë publik, mungesa e stabilitetit ekonomik, fiskal, politik, korrupsioni i lartë, ekspozimi ndaj krizës greke dhe italiane, niveli i lartë i NPL, rreziku nga ISIS etj. Në çdo rast të tillë, investitorët mund të humbasin të gjitha ose një pjesë të investimeve të tyre, për shkak të rreziqeve të listuara më poshtë.

Njoftim akuzash për Mark Frrokun. Vrasja e Aleksandër Kurtit, përfitimet nga trafiku i drogës dhe bizneset me Tomën

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 11:19

Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur 4 akuza për shtetasin Mark Frroku, i cili aktualisht gjendet nën masën e sigurisë “arrest me burg”, caktuar nga Gjykata e Lartë.

Faramacistët shpresojnë të LSI-ja me përshtypjen se me Ilir Metën mund të merresh vesh

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 10:27

Me Ilir Metën mund të mersh vesh. Këtë e ka treguar përvoja që buron nga një strategji e LSI-së për të bërë lojë të dyfishtë mes qeverisë dhe grupeve të interesit. Përmes një letre, dërguar kreut të Kuvendit, Ilir Meta, kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj dhe krerëve të grupeve parlamentare të PS, PD, LSI dhe PDIU, Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë kërkoi reflektim nga rritja e pagesës për sigurimet në nivel maksimal.

Me regji të Sali Berishës. Edhe Arben Imami u shtohet zërave kritikë ndaj Lulzim Bashës

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 10:11

Një ditë më parë Alfred Peza në rolin e "tellallit" partiak të Partisë së re Socialiste tha se Lulzim Basha duhet të bindë ata që nuk e duan brenda Partisë Demokratike. Eshte një informacion që nuk e ndan vetëm selia e e partisë në pushtet, por janë të shumtë zërat që konfirmojnë një klimë përçarje në Partinë Demokratike. Pas Eduard Selamit që deklaroi se lidershipi i opozitës nuk frymëzon, edhe Arben Imami, një nga zërat e rëndësishëm të Partisë Demokratike, thotë se shqiptarët nuk shohin shpresë as tek opozita.

“Transparenca.sb” përballë “transparenca.al”: Mbërrijnë 41 mijë dekodera që do paguhen nga qeveria. Shpërndarës: DIGITALB

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 00:14

U bë publike para disa kohësh një Vendim i Këshillit të Ministrave i cili sanksiononte pajisjen me dekodera dixhital të familjeve në nevojë. VKM-ja lidhet me dixhitalizimin e TVSh-së, realizuar me një tender 23 milionë euro, plus 8.8 milionë euro për mirëmbajtjen e një rrjeti ende të pandërtuar.

Tërmet në skenën politike në Francë, ekstremistët e Le Pen triumfojnë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale

Postuar në 06 Dhjetor, 2015 22:03

Partia e ekstremit të djathtë “Fronti Nacional” i Marin Le Pen fitoi në  gjashtë nga 13 rajone në raundin e parë zgjedhjet lokale në France. Keto  ishin zgjedhjet e para prej sulmeve terroriste te 13 Nëntorit në Paris, ku humbën jetën 130 persona. Partia “Republikanët” e Nikola Sarkozi renditet e dyta, ndërsa pas saj Partia Socialiste e presidentit Hollande. Sipas parashikimeve Fronti Nacional ka siguruar në raundin e parë 30.6% të votave, ndërsa  konservatoret 27 % dhe socialistët 22.7%.

Torba e dekoratave të nëntor-dhjetorit

Postuar në 06 Dhjetor, 2015 20:40

Pas dekorimit të turpshëm që Ministri e Mbrojtjes u bëri disa ish-zyrtarëve të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe hetuesisë së kohës së Diktaturës, vjen reagimi nga Presidenca. Natyrisht i ndërmjetësuar nga disa ditë propagandë nga opozita e cila në 25 vite tranzicion ka qenë 13 vjet në pushtet. Çfarë ka bërë presidenti Bujar Nishani? Ka vizituar mjediset e ish-burgut të Spaçit, ku thuhet se qenka prekur; ka mbajtur një fjalë dhe...ka shprehur edhe njëherë pasionin e vet të dekorimeve.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme