Lajme
Dakord PD-LSI, por vota për PS-në shkon për të paguar Darkën e Nusretit
Në një postim në Facebook, një ndër njerëzit kryesorë të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e përcjell kështu thirrjen për të mos e votuar PD-në dhe LSI-në:
Pallati është imi!
I kujt është pallati superluksoz në detin e Zi, të cilin pak ditë më parë opozitari rus, Alexey Navalny ia atribuoi presidentit Vladimir Putin? Ky i fundit mohoi se ka në posedim një pronë të tillë, por duket se pakkush e beson një gjë të tillë. Sot media të ndryshme raportojnë se biznesmeni Arkady Rotenberg ka deklaruar se pallati është i tiji. Rotenberg është një partner i Putin në sportin e xhudos i cili në vitin 2019 ka shitur aksionet e veta në firmën e ndërtimit të gazsjellësve, Stroygazmontazh për 990 milionë dollarë.
Premtimi: Shtet, punë, mirëqenie. Përfundimi: Rend(i krimit) dhe fukarallëk
Media të ndryshme, por edhe zëra publikë e politikë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kanë nisur një sulm ndaj programit të prezantuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Argumenti kryesor i kësaj linje është se programi në fjalë është i pamundur veçse me falimentin e shtetit.
Druaj për atë që mund të vijë në pranverë/verë me CoVid-19
Virologu i njohur gjerman Christian Drosten shprehet për revistën gjermane “Spiegel” se më e keqja e pandemisë ende nuk ka kaluar. Përkundrazi, vendet duhet të tregohen të arsyeshme dhe kujdesshme edhe me procesin e vaksinimit që mund të çojë në vendim të gabuara.
Konfirmohet në Brazil/Infektim me dy variante të CoVid-19 në të njëjtën kohë
Shkencëtarë nga jugu i Brazilit kanë konfirmuar infektimin e dy pacientëve që janë prekur nga dy variante të ndryshme të CoVid-19 në të njëjtën kohë. Sipas tyre ky është rasti i parë në botë që e konfirmon një rast të tillë shumë shqetësues.
Rryshfet dhe korrupsion 3 mld dollarë. 32 të arrestuar në Arabinë Saudite
Autoritetet saudite kanë arrestuar 32 persona nën akuzën e korrupsionit dhe transfertave të parave që kapin shumën e 3.07 miliardë dollarëve.
Mbi 400 mijë të vaksinuar në Serbi
Agjencia serbe e lajmeve, B92, raporton sot se numri i të vaksinuar e në Serbi ka kaluar 400 mijë. Sipas kësaj agjencie, qytetarët serbë mund të zgjedhin mes vaksinave Sputnik V, Pfizer dhe Sinopharm.
Serbia bëhet kështu një ndër vendet e para në botë për numrin e të vaksinuarve/milionë banorë duke hedhur në treg tri vaksina.
Politikë e re nga ShBA? Njohje e genocidit armen dhe rol arbitri mes Turqisë dhe Greqisë
Gazeta greke “Kathimerini” publikon së fundmi një intervistë të Max Hoffman nga Qendra Amerikane për Progres sipas të cilit politika amerikane nën administratën e Biden do të ndryshojë shumë në raport me Turqinë. Sipas Hoffman kongresi amerikan do të kalojë një rezolutë për genocidin armen, një ndër pikat më të ndjeshme në politikën e jashtme amerikane.
Tensionet me Iranin, SHBA shton bazat ushtarake në Arabinë Saudite
Ushtria amerikane do të ngrejë baza të reja ushtarake në Arabinë Saudite.
Incidenti me Skavicën, BE paralajmëron Shqipërinë për rialokim fondesh
Brukseli paralajmëron Tiranën zyrtare se mund të rialokojë fondet për investimet e mbetura në Shqipëri, pas përplasjes për HEC-in e Skavicës.
Në një përgjigje për MCN, zyra e delegacionit europian thotë se qeveria shqiptare është vënë në monitorim të rreptë për zbatimin e projekteve që bashkëfinancohen nga Unioni