Lajme
Orban: Nuk ka vaksina lindore dhe perëndimore, por të mira ose të këqija
Kryeministri hungarez Victor Orban ka deklaruar në një intervistë për portalin gjerman “Focus” se të gjitha vendet duhet të blejnë vaksina kundër CoVid-19 pavarësisht origjinës së tyre.
Në një pandemi është puna e politikanëve të marrin përgjegjësinë dhe mbrojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Sepse ata që marrin kohë mund të shpëtojnë jetë dhe rifitojnë lirinë e tyre
është shprehur Orban.
Familja e Malcolm X kërkon rihapjen e hetimeve për vrasjen e tij
Vajza e aktivistit të njohur të të drejtave të njeriut në vitet ’50-’60 në SHBA, Malcolm X, ka kërkuar rihapjen e hetimeve për vrasjen e tij. Sipas raportimeve në media, shkak është bërë një dëshmi e re që implikon policinë e New York dhe Byronë Federale të Hetimit.
Çdo evidencë që siguron mundësi zbardhjeje të së vërtetës pas tragjedisë së tmerrshme duhet të hetohet rigorozisht
Njoftohet arritja e një "zgjidhjeje të përkohshme" me Iranin për programin bërthamor
Drejtri i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, ka deklaruar së fundmi se ai ka arritur të negociojë një “zgjidhje të përkohshme” meë Iranin lidhur me programin bërthamor të këtij të fundit.
Perëndimit nuk i pëlqen që Rusia ka Zot shtëpie. Kjo është kriza
Shefi i diplomacisë ruse thotë se aktualisht marrëdhëniet Europë-Rusi nuk janë në momentin më të mirë dhe kjo krizë ka kohë që ka nisur. Në një intervistë me RBC, Sergei Lavrov thotë se gjithçka filloi kur Evropa nisi të shfaqte pakënaqësi mbi refuzimin e Rusisë për të “jetuar në një shtëpi ku i zoti ia ka caktuar këtë rol vetes”. Lavrov thotë se në vitet ‘90, marrëdhëniet Lavrov Rusi-Perëndim ishin të mira "sepse askush në Rusi nuk kishte kundërshtime mbi atë se “kush është i zoti i shtëpisë”. “Kështu ata vendosën që ky është fundi.
(Nuk) Kujtohet rrëzimi(rënia?) e monumentit të Enver Hoxhës
Sot është harruar në masë nga shumëkush se është dita e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, patjetër një datë simbol për atë betejë modeste të shqiptarëve për lirinë. Kryeministri që mburret se ka qenë ndër të parët që përhapte idetë e demokracisë në Tiranë, ka heshtur. Pas tij edhe të vetët po ashtu.
Nga opozita është kujtuar ngjarja me disa statuse në Facebook dhe të vetmit që janë “tubuar” janë ish-të përndjekurit politikë. Ose më mirë ata që thonë se përfaqësojnë këtë kategori.
Rusi, raportohet rasti i parë i infeksionit njerëzor me virusin e gripit të shpendëve H5N8
Rusia njoftoi se ka zbuluar virusin e gripit të shpendëve H5N8 te njerëzit, për herë të parë, dhe për këtë ka vënë në dijeni Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Kalimi te njeriu
Biden siguron aleatët se do të përmbysë politikat e Trumpit
Presidenti amerikan Joe Biden do të ndryshojë disa prej politikave që ndoqi paraardhësi i tij, Donald Trump.
Disa flasin, të tjerë veprojnë. Serbia me 4 vaksina, njoftohet mbërritja e 150 000 dozave të AstraZeneca-s
Serbia vazhdon të kryesojë radhën e vendeve europiane për vaksinim duke dëshmuar aftësi lobimi shumë të mira në një situatë që duket se paraqet vështirësi të posaçme. Mediat serbe njoftojnë se nesër, dt. 21 shkurt, mbërrijnë në Beograd 150 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca duke e çuar në katër llojet e vaksinave që janë në dispozicion të qytetarëve serbë.
Vaksinim i miqve pa radhë, dorëhiqet ministri i Shëndetësisë në Argjentinë
Pas Perusë ku ish-presidenti hyri si vullnetar në testet e vaksinës anti-CoVid-19, një tjetër skandal i ngjashëm ka prekur Argjentinën. Ministri i Shëndetësisë, Gines Gonzales Garci ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se miq të tij janë vaksinuar jashtë radhe.