Lajme
Nuk gjenden në tezga/500 mijë vaksina anti-CoVid-19 nga Kina me rastin e ditëlindjes së Vuçiç
Lideri kinez Xi Jinping ka vendosur të dërgojë në Serbi 500 mijë doza të vaksinës anti-CoVid-19, “Sinopharm”, dërgesë e cila sipas mediave serbe do të bëhet më 5 mars, kur është edh ditëlindja e presidentit Aleksander Vuçiç.
Nuk kuptohet se cili është çelësi i suksesit të Serbisë në këtë fushatë vaksinimi masiv ku edhe BE-ja ka mbetur pas, ndonëse prodhuesit janë kryesisht në Europë.
Biden urdhëron goditjen e objektivave ushtarake në Siri
Donald Trump iku dhe me të iku edhe ai që u quajt rreziku për qytetërimin. Por u rikthyen bombardimet në shtete sovrane. Mediat raportojnë se Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar bombardimin e objektivave ushtarakë në Siri që thuhet se përdoren nga milicitë pro-iraniane. Interepretimi i parë mbi këtë akt është se bombardimet në kufirin siriano-iraken është se SHBA po demonstron forcën për të sinjalizuar se do të mbrojë trupat e stacionuara në zonë.
Ne e dimë se çfarë goditëm
Faturat e CoVid-19 në spitalet private, 1500 euro vetëm hospitalizimi pa kostot e mjekimit
Në kushtet kur kapacitetet e spitaleve Covid janë ezauruar, shumë qytetarë u drejtohen spitaleve private për t’u kuruar. MCN TV ka realizuar një vëzhgim se sa variojnë tarifat e shërbimeve në këto spitale. Më konkretisht, në Spitalin Amerikan,vetëm shërbimi i hospitalizimit nis nga 1500 euro, duke mos marrë parasysh pagesën e medikamenteve në bazë të terapsisë.
Dorëheqje e parevokueshme me shkresën Nr. 04 Prot
Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen – të parevokueshme madje – nga pozicioni i kryetarit të Frymës së Re Demokratike. Pa motivacion, thjesht me sqarimin se e kryen këtë akt me vullnetin e tij, z. Topi, ish-president dhe dikur ish-numri dy i PD-së, ka lëshuar karrigen e cila duhet thënë se qëndronte në një sallë bosh. Dje FRD deklaroi kalimin me koalicionin e drejtuar nga PD-ja.
Ironike, Kuvendi miraton ligjin “Për Azilin” pas akteve të dyshimta me gulenistët
Pak gjëra janë qesharake dhe me zarar në të njëjtën kohë sesa miratimi i ligjeve dhe normave juridike nga një pseudoshtet si ky yni. Qesharake sepse ato janë gërma pa vlerë në një vend ku gënjeshtra dhe vjedhja janë interes parësor; me zarar sepse ligjet janë aty si shkop gome dhe litar për ata që ngecin në rrjetën e tyre.
Guxo gjëra madhështore! Mesazhi i NASA-s në parashutën e sondës "Perseverance"
Një inxhinier kompjuterik, Ian Clark, kla zbuluar përmes një kodi binary një mesazh të koduar të incizuar në parashutën e madhe të përdorur nga NASA për të zbritur në Mars sondën “Perseverance”.
Guxo gjëra madhështore -, thuhet në mesazhin në fjalë shkruar në parashutën me diametër 21 m. Një frazë e ish-presidentit Teodor Ruzvelt që është deviza e Laboratorit të NASA-s për studimin e motorrëve të anijeve kozmike.
Mesazhi u vendos në parashutë për të parë orientimin e saj në zbritje dhe përmbajtjen e tij e dinin vetëm 6 persona.
Shqipëri hesapi/Bashkia Pogradec kërkon ustallarë për firmën që ka fituar tenderin e rrugës!!!
Më 22 shkurt të këtij viti, Bashkia e Pogradecit ka nxjerrë në Facebook këtë njoftim:
Një letër bakalli nga Amerika
Ardian Dvorani është bërë sot sërsih lajm në mediat e pushtetit me njoftimin se ai ka marrë një vlerësim në SHBA si një ndër “kampionët ndërkombëtarë të anti-korrupsionit”. Fjalë këto të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë
Dallëndyshet e turizmit për 2021 në Sarandë
Ndiqeni kronikën e Tele Jonit. Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma ka pritur në zyrën e tij një grup gazetarësh që ndodhen në Sarandë me rastin e një aktiviteti me temë: “Dita e Miqësisë” e gazetarëve. Media – Turizmi – Pandemia në këndvështrimin e gazetarëve të UGSh, miq në Sarandë”.
Mëk - mëk për vaksinën: Unë Lyp vetëm në Perëndim, jo në Rusi dhe Kinë
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dje pyetjeve të gazetarëve për blerjen e vaksinës ruse apo kineze kundër CoVid-19 për të cilat ka një debat nëse duhen përfshirë në process apo jo. Z. Rama ka zgjedhur të justifikohet në përgjigjen e vet duke fajësuar deri diku mosnjohjen e situatës nga mediat që raportojnë.