Lajme

Gjobë rekord në Rusi për ndotje mjedisore. Kompania "Norilsk Nickel" paguan 2 mld $

Postuar në 11 Mars, 2021 02:47

Kompania kryesore në botë e prodhimit të nikelit dhe paladiumit, Norilsk Nickel, ka paguar një gjobë prejj 2 miliardë dollarësh për shkak të ndotjes mjedisore masive në zonën ruse të Arktikut.

Britani, ligj që detyron kompanitë të riparojnë elektroshtëpiaket

Postuar në 10 Mars, 2021 23:24

Elektroshtëpiaket prishen shpejt dhe për to nuk ka pjesë këmbimi. Një ankesë që nuk ngjan të jetë vetëm në anët tona, por edhe në një vend të zhvilluar si Britania e Madhe. Aq sa ka shtyrë ligjvënësit të miratojnë me ligj të drejtën e konsumatorëve për të riparuar mallrat që blejnë.

Dyshime mbi neutralitetin e Agjencisë Europiane të Barnave. Zhvilluesit e Sputnik V: Kryetarja të kërkojë ndjesë

Postuar në 10 Mars, 2021 18:07

Zhvilluesi rus i vaksinës anti-CoVid-19 ka kërkuar që kryetarja e Bordit Menaxherial të Agjenicsë Europiane të Mjekësisë, Chrisat Wirthumer-Hoche për komentet e kësaj të fundit kur e quajti aprovimin e vaksinës si një “ruletë ruse”.

Ne kërkojmë një falje publike nga Wirthumer-Hoche e AEM-së për komentet e saj negative për miratimin nga shtetet e BE-së të Sputnik V. Komentet e saj ngrejnë pikëpyetje serioze rreth mundësisë së ndërhyrjes politike në vlerësimin që agjencia po i bën vaksinës. Sputnik V është miratuar nga 46 shtete

Rezistenca ndaj antibiotikëve mund ta bëjë difterinë sërish kërcënim global

Postuar në 10 Mars, 2021 16:40

Difteria i shtohet listës së sëmundjeve që po bëhen rezistente ndaj antibiotikëve. Infeksioni po evoluon dhe në të ardhmen mund t’i shpëtojë imunitetit që jep vaksina.

Shqipërinë e këtij mund ta duash vetëm me psikologjinë e turistit

Postuar në 10 Mars, 2021 12:42

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për rreth 50 minuta me përfaqësues të listës së kandidatëve në Tiranë. Në qendër të platesë, z. Rama ka gurgulluar leksionet organizative dhe politike të kësaj fushate duke mos kursyer përlavdërime për partinë e tij, veten dhe kandidatët.

Najada është përfaqësues e heronjve tanë

ka thënë z. Rama ndër të tjera për zonjën Najada Çomo.

Perëndimi nuk nxitohet me Turqinë: Është jashtëzakonisht e rëndësishme

Postuar në 10 Mars, 2021 12:23

Pas lajmit se SHBA po mendon Turqinë si vendin organizator të bisedimeve të paqes për Afganistanin, një tjetër mesazh vjen nga Perëndimi që duket se nuk ka ndërmend të gabojë me Ankaranë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar gjatë një diskutimi online me përfaqësues të universitetit të Stanford se:

Turqia është ekstremisht e rëndësishme

Kina dhe Rusia bien dakord për ndërtimin e një stacioni të përbashkët hapësinor hënor

Postuar në 10 Mars, 2021 02:05

Rusia dhe Kina kanë nënshkruar së fundmi një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e një stacioni hapësinor të përbashkët hënor. Në një deklaratë të vetën, agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos u shpreh se stacioni hënor parashikohet të jetë një kompleks i objekteve kërkimore eksperimentale në sipërfaqen dhe/ose në orbitën e Hënës.

Lista të natyrshme

Postuar në 09 Mars, 2021 19:01

Ka një debat në media për listat e dy partive kryesore. Jo ky në vend të 7-të, jo ai iku, ajo dha dorëheqjen, pati debat. Lista e PD-së ashtu, lista e PS-së kështu.

Mirëpo ky debat ngatërron qëllimin kur teksa në teori mëton ta relatojë listën me imazhin e asaj që duhet të jetë deputeti dhe mënyrën si zgjidhet ai, me realitetin e gjërave dhe atë sesi ne të gjithë i zgjidhim punët tona. Një mik aty, një shok atje, spiunllëk më tej, paratë si zakonisht. Dhe ja. i thua hallit tutje.

Pfizer: Vaksina jonë anti-CoVid-19 neutralizon edhe variantin brazilian

Postuar në 09 Mars, 2021 16:42

Të dhënat e një testimi të kryer në laborator konfirmojnë se vaksina anti-CoVid-19 e zhvilluar nga Pfizer&BioNTech neutralizon variantin Brazilian të koronavirusit aktual. Rezultatet janë publikuar në New England Journal of Medicine dhe sipas tyre gjaku i marrë nga njerëzit që kanë bërë vaksinën tregon se në ta ishte neutralizuar një version i inxhineruar i variantit Brazilian, i cili përmban të njëjtin mutacion të verifikuar te ky i fundit.

Investigimi/Franca ka nënvlerësuar pasojat e testimeve bërthamore në Polinezi. 100 mijë njerëz mund të kërkojnë kompensim

Postuar në 09 Mars, 2021 16:19

Franca mund të përballet me një problem shumë serioz financiar që rrjedh nga pasojat e testimeve bërthamore të kryera prej saj në Polinezi gjatë viteve ’60-’70 të shekullit të 20-të. Sipas një investigimi të kryer në grup nga mediat, programi për Shkencën dhe Sigurinë Globale në universitetin e Princeton rezulton se ndikimi nga testet bërthamore Aldebaran, Encelade dhe Centaure në vitet 1966, 1971 dhe 1974 kanë qenë shumë më të mëdha nga sa janë deklaruar publikisht. Hetimi është kryer mbi 2000 faqe dokumentacion i deklasifikuar së fundmi nga Ministria franceze e Mbrojtjes ku përfshihen har

Pages

Subscribe to RSS - Lajme